Analiza

Mangësitë e Mac App Store

Jan 7 2011
0 Shpërndarje
Mangësitë e Mac App Store

Natyrisht që dyqani i aplikacioneve për Mac është një ide e mirë në teori. Njëlloj si depoja për Linux që kishte ardhur më parë që mundëson një dyqan gjatë tërë kohës për të gjitha nevojat softuerike. Është vetëm një problem: Apple e bëri atë.

Do të duhet të riblehen shumë aplikacione


Një nga pyetjet e shumta që mund të bëhen është që “a mund të kem përparësi pasi që kam blerë një aplikacion më parë?” Përgjigja është jo. Zhvilluesit e pranuan që nuk ka ndonjë mënyrë për të migruar pa pagesë për në dyqanin e aplikacioneve, kështu që nëse një aplikacion në dyqan shfaqet që tashmë është i instaluar, ai nuk do të mund të përditësohet. Ju do të duhet të ribleni një aplikacion për të marrë mbështetjen e plotë nga dyqani. Natyrisht, disa zhvillues po përpiqen të punojnë rreth kësaj, por shumica kanë ngecur pa ndonjë zgjidhje të lehtë. Nëse keni kaluar vite duke përdorur sisteme të llojit Mac dhe duke blerë softuerë komercialë, së shpejti ju do të jeni në gjendje që të merrni përparësitë nga dyqani i App Store në çdo kohë, pa pasur nevojë që të shpenzoni më shumë para. Ata që përdorin softuerë pa pagesë janë në gjendje të mirë, kurse ata që paguajnë zhvillues të mirë janë duke punuar pa mbështetje nga Apple.

Ju nuk do të jeni në gjendje të provoni versionet trial, demo ose beta të softuerëve

Njëra nga pjesët më të mira të softuerëve komercialë është që shpesh jeni të lejuarë që të provoni një pjesë të softuerit për 30 ditë para se ta bleni. Në këtë mënyrë ju gjykoni nëse softueri i meriton paratë tuaja apo jo. Gjithashtu, ata që pëlqejnë jetën në versionet beta të softuerëve, duke u ndihmuar zhvilluesve që të gjejnë dhe përmirësojnë vrimat dhe si shpërblim vijnë veçoritë e dobishme. Nëse përdorni Mac App Store për të shkarkuar softuerë, sidoqoftë, ju nuk do të përfitoni nga këto.

Një nga kufizimet në Mac App Store është që asnjë pjesë e softuerit nuk do të mundësojë që të kategorizohet në versionet “trial”, “demo” ose “beta”. Kjo rregull është mjaft brengosëse në dyqanin iOS store, por është më keq në Mac. Shumica e aplikacioneve mobilerike punojnë vetëm për pak dollarë, kështu që nëse ndonjëri dëgjon se një aplikacion është mjaft i mirë, ai mund të rrezikojë të shpenzojë 0.99$ që ta provojë. Softuerët për desktop mëtojnë të bëhen më të shtrenjtë. Nuk do të ishte mirë që të shpenzohen 20$ për të parë nëse një aplikacion i përgjigjet kërkesave. Do të ishte mirë që të provoheshin të gjitha veçoritë, përpara se të paguhet për të.

Do të jetë më e vështirë marrja e mbështetjes

Harrojeni që Apple po merr 30% të çdo çeku të zhvilluesve, por kjo ndërmarrje gjithashtu po e bën më të vështirë për zhvilluesit për të dhënë mbështetje të duhur përdoruesve. Më parë ekzistonte mundësia për të shkarkuar një aplikacion nga një zhvillues, ta provoje dhe të merrje mbështetje drejtpërdrejt nga ta. Tani zhvilluesit nuk kanë aq shumë mundësi për të përmirësuar problemet që lindin. Ata nuk mund të bëjnë përditësime të shpejta, pasi që të gjitha përditësimet duhet të pëlqehen nga Apple. Ata nuk mund të përmirësojnë ndonjë problem që mund të ekzistojë me shkarkim ose blerje të një aplikacioni (kjo është e kontrolluar nga Apple). Posedimi i ndërmarrjes Apple si ndërmjetësues i mardhënieve në mes të zhvilluesit dhe shfrytëzuesit do t’i bëjë lëmsh gjërat dhe do ta bëjë më të vështirë për secilin që të përfshihet.

Aplikacionet ende do të kenë kufizime të rënda

Kufizimet e tjera në aplikacione janë thjesht qesharake në iOS, edhe pse aplikacionet çojnë më shumë peshë në Mac. Është një listë e gjatë e tyre që kryesisht do të kërkojnë nga zhvilluesit që të shkruajnë versione dinjitoze të aplikacioneve të tyre, posaqërisht:

Nuk ka ngritja në një version me pagesë
: Njëra nga rrugët e shkëlqyera që zhvilluesit shpërblehen për një kohë të gjatë është duke ofruar përditësime me çmim të zbritur. Kjo nuk do të jetë e lejuar në App Store – nëse nodnjë zhvillues dëshiron që të bëjë ngritje të versionit me pagesë, ai duhet ta paraqes atë si një aplikacion tërësisht të ndarë dhe secili duhet ta blejë sërish me të njëjtin çmim.

Nuk ka procese që ndodhin në prapavijë ose kyçje
: Aplikacionet nuk lejohen që të mbajnë ndonjë kod duke punuar në prapavijë pasi ato janë ndalur. Si shembull mund të mirret, FaceTime i cili zotërohet nga Apple ka lehtësinë për të qënduar në prapavijë derisa të pranohet një thirrje, por tani do të duhet të lëshohet manualisht dhe të mbajë ndonjë program për video-bisedë të hapur dhe të ulur poshtë gjatë tërë kohës. Kjo s’duket e drejtë.

Nuk ka ngjajshmëri të ndërfaqes me aplikacionet e tjera: Aplikacionet nuk janë të lejuara që të përsërisin programet e tjera të Apple. Jo vetëm që është dëshirë e shumicës së përdoruesve ( sa herë keni dëgjuar ndokënd duke thënë që nuk e pëlqen një aplikacion sepse nuk përshtatet me programet e tjera për Mac?), por është vërtet e paqartë.A do të thotë kjo që nuk ka Adium (program me burim të hapur për dërgim të porosive të çastit duke mbështetur MSN, Jabber, Yahoo! dhe rrjete të tjera) pasi që ai e imiton programin iChat? Kjo mund të jetë vërtet shqetësuese, si për zhvilluesit ashtu edhe për përdoruesit.

Shumë aplikacione nuk do të përfshihen në dyqan

Më lart ishin vetëm disa shembuj të kufizimeve që do të zënë vend në softuerë brenda dyqanit App Store. Këto janë kufizime më të rënda që kryesisht eleminojnë mundësinë që disa aplikacione të pranohen në vend të parë, si:

Nuk ka leje nga administratori: Asnjë aplikacion nuk është i lejuar që të kërkojë leje nga administratori (edhe pse me pëlqimin e përdoruesit), që nënkupton se nuk ka softuerë rezervë ose diçka që kërkon qasje në sistemin e skedarëve.

Nuk ka programe që shkarkojnë programe të tjera: Kjo është vërtet e paqartë, por a do të thotë kjo që nuk ka shfletues të tjerë? A do të thotë kjo që s’ka FTP klientë për bartje të skedarëve ose diçka tjetër që do të mund të përdorej për të shpërndarë skdearë (si Dropbox)? Ose, a po bëhet fjalë vetëm për shkarkim dhe lëshim të kodit?

A do të shohim softuerë të lirë dhe të hapur? Ky është vetëm një meditim tani për tani, por u pa se çfarë ndodhi me programin VLC në iOS App Store: VideoLan vendosi që mostrat e mbyllura nga Apple i shkelin rregulloren e përgjithshme për licensë, të quajtur ndryshe GPL. Nuk shihet nëse ka ende ndonjë marrëveshje të përgjithshme (VLC është ende në dyqanin e aplikacione për iOS), por zhvilluesit që vërtet brengosen për praninë e lirisë në softuerë do të mund të qëndrojnë larg.

Natyrisht, nuk kërkohet që të përdoret Mac App Store. Dhe ju duhet të merrni pëparësinë e këtij fakti. Nga pamja që ka tani, mendohet se do të mund të shkaktojë humbje sa i përket të ardhurave. Ky dyqan është një stacion për të gjithë softuerët. Nëse gjysma e aplikacioneve do të përfundojnë në App Store, çfarë mund të jenë përfitimet nga përdorimi i tyre?

Ajo se çfarë mund të quhet brengosëse, megjithëse dyqani ka pasur një jehonë është, sa zhvillues mendoni se do të kodojnë dy versione të aplikacioneve të tyre, vetëm për të mbajtur përdorues të modës së vjetër duke harxhuar shumë para? Me siguri se nuk do të ketë shumë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>