Biznes

MAP dhe MASHT nënshkruajnë memorandumin i cili do të zgjerojë më tej bashkëpunimin me Microsoft

Mar 11 2015
0 Shpërndarje
MAP dhe MASHT nënshkruajnë memorandumin i cili do të zgjerojë më tej bashkëpunimin me Microsoft

DSC_0766

Ditën e marte, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe gjigandi ndërkombëtar i softuerit Microsoft nënshkruan një memorandum bashkëpunimi që u mundëson institucioneve shtetërore në fjalë pjesëmarrje në programet Youth Spark dhe Partner gjatë proceseve mësimore.

Youthspark është program i dizenjuar për të ndihmuar 300 milion fëmijë në 100 shtete për të fituar një edukim cilësor, për të gjetur një punë, pse jo edhe ofrimin e bazës profesionale për krijimin e një biznesi individual. Në sytë e Microsoft, ekziston një krizë në edukim që po “lë pas” një numër të lartë fëmijësh.

Ndërsa programi Microsoft Partner ka që katër vite që po aplikohet në proceset mësimdhënëse në Kosovë. Qëllimi i këtij programi është transformimi i procese mësimore nga ato tradicionalet drejt atyre më moderneve njëkohësisht duke nxitur punësimin. Mbështetës kryesor i këtyre aktiviteteve është Agjensia e Shoqërisë së Informacionit.

Bashkëpunimin mes institucioneve shtetërore dhe Microsoft e nënshkruan ministri i MAP Mahir Yagcilar, ministri i MASHT Arsim Bajrami kur për Microsoft përfaqësues ishte Stefan Pllavjanski, drejtor i kompanisë për Maqedoninë dhe Kosovën.

Që të dy ministrat u shprehën të indinjuar lidhur me marrëveshjen e re dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të kontribuar më tej në orientimin e programeve mësimore edukative drejt teknologjisë dhe inovacionit. Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesit e Microsoft shprehën mirënjohjen e tyre për një bashkëpunim të një niveli të tillë me një shtet të ri siç është Kosova e cila radhit ndër vendet promotore në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Në ceremoni mori pjesë edhe Zj. Adriana Boersma Rodriguez, ekzekutivja e Microsoft për 24 shtete europiane. Ajo vuri theksin në rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për zhvillimin, aftësimin dhe punësimin e të rinjve kosovarë.

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>