Lajmet

MAPL lehtëson komunikimin e qytetarit me institucionet shtetërore të Kosovës

Apr 13 2010
0 Shpërndarje
MAPL lehtëson komunikimin e qytetarit me institucionet shtetërore të Kosovës

Ndërtimi i një administrate moderne, në përputhje me standardet evropiane ka të bëjë me ngritjen profesionale të burimeve njerëzore, shërbimet e të cilëve duhet të jenë të licencuara. Qëllimi kryesor i MAPL-së është  mbrojtja e interesit publik dhe përgatitja e  institucioneve e vetëqeverisjeve  lokale në plotësimin e standardeve si parakusht për integrim të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Ky projekt është mjaft i rëndësishëm dhe shënon edhe një etapë të re të komunikimit që ka të bëjë me rritjen e llogaridhënies së komunave në raport me qytetarët. MAPL ka qenë dhe do jetë përkrahëse e fuqishme e komunave për të siguruar sa më shumë kompetenca dhe burime të mjaftueshme financiare në mënyrë që komunat e Kosovës të bëhen sa më të suksesshme dhe të shëndrrohen në një tregim të suksesshëm për qeverisje lokale në gjithë rajonin”tha ministri i Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal,  z. Sadri Ferati

“Në kohën kur Republika e Kosovës synon të integrohet në Bashkimin Evropian, aktiviteti që po prezantojmë sot shënon edhe një hap të rëndësishëm në këtë drejtim “, tha Ministri Sadri Ferati.
Gjithashtu Ministri Ferati tha se MAPL ka qenë dhe do jetë përkrahëse e fuqishme e komunave për të siguruar sa më shumë kompetenca dhe burime të mjaftueshme financiare në mënyrë që komunat e Kosovës të bëhen sa më të suksesshme dhe  të shëndrrohen në një tregim të suksesshëm për qeverisje lokale në gjithë rajonin.

Në emër të Asociacionit të komunave të Kosovës foli Kryetari i komunës së Ferizajit,  z. Bajrush Xhemajli  dhe tha se ” ky projekt është  shumë i nevojshëm për komunat dhe se kjo iniciativë do të gjej mbështetje të plotë tek të gjitha komunat e Kosovës”.

Për rëndësinë e projektit foli edhe Drejtori i Departamentit të E-Qeverisjes dhe proceseve administrative në Ministrinë e Administratës Publike  z. Isa Krasnqi dhe z. Flamur Mripa, këshilltar nga Banka Botërore.

Rëndësia  e këtij projekt konsiston  në involvimin e qytetarit në vendim-marrje si dhe sigurimin e transparencës, me transformimin e shërbimeve komunale nga forma klasike në atë elektronike. Projekti mundëson shndrimin e web faqeve të komunave  nga gazeta elektronike në platforme të fuqishme ndërveprimi si dhe gjenerimin e treguesve të suksesit në formën On-line, On-time lidhur me performancën e Asamblesë Komunale si dhe Administratës Komunale në raport me detyrimet ligjore  dhe inkuadrimin e  Qytetarit në proces.

Përparësitë:

  • Rritjen e kualitetit të shërbimeve; Rritjen e efikasiteti të menaxhimit; Rritjen e besueshmërisë ( në mes të qytetarëve dhe Qeverisë); Transformimin e  shërbimeve( për qytetarët me aftësi të kufizuar); Rritjen e demokracisë (pjesëmarrjen e qytetarëve gjatë vendimmarrjes; Kooperimin  ndër- komunal, prezencën fizike në komunë; përmes web faqes komunale; përmes telefonit mobil (me internet)./
  • Ofrimet e shërbimeve më afër qytetarit nëpërmjet mënyrës elektronike të komunikimit. Qytetari mund të iniciojë kërkesën : prezent fizikisht  në komunë; përmes web faqes komunale; përmes telefonit mobil (me internet) dhe se shpejti përmes info matësve- kompjuterë publik- pa pagesë për qasje në shërbimet elektronike komunale.
  • Kërkesa e qytetarit trajtohet nga platforma softuerike  dhe  pasi që lënda procedohet në drejtorinë përkatëse, statusi i zgjedhur i lëndës automatikisht plasohet në Internet dhe mund të monitorohet përgjigja nga palët e interesuara; 
  • Furnizimi me Pajisje Harduerike, Server dhe pajisje tjera infrastrukturale, mbështetëse,  që kanë rritur dukshëm kapacitetet për procesimit dhe të rruajtjes te të dhënave digjitale. Kapaciteti është rritur 17 herë më tepër se që ka qenë  para vitit 2008.
  • Ngritja e Kapaciteteve Njerëzore lidhur me përdorimin e teknologjisë Informative. Trajnimi për 400 Zyrtarë komunal nga ECDL, “Pasaporta Evropiane për Përdorimin e Kompjuterit”
  • Zhvillimi i platformës për komunikimin e zyrave për shërbim të qytetarëve me  portalin ministror dhe  qeveritar , sistemi CMS/CSC.
  • Unifikimin e drejtorive përbrenda Komunës duke ju shmangur bazave të shënimeve të duplifikuara dhe jo-konsistente referimi në Databazen Gjendjes Civile (në formë elektronike).
  • Unifikimi i web faqet Komunale http://kk.rks-gov.net si gazeta elektronike janë transformuar në komuna virtuale, dhe proceset përbrenda komunës janë bërë më të matshme dhe lehtësisht më të menaxhueshme.
  • Në platformën CMS/CSC janë në integrim e sipër këto sisteme:  Databaza ( të dhënat )  e donacioneve; Krijimi i bizneseve; web shërbimet kadastrale ne nivel lokal;shkrimorja arkivore me  pajisjet arkivuese.
  • Sistemi CMS/CSC është një platformë e hapur dhe do të shërbejë për integrimin e gjitha web-shërbimeve të dedikuara për komunat sipas arkitekturës SOA(arkitektura e orientuar ka shërbimet).

Lajmet e fundit>