Harduer

Maqedonasi me koncept për e-libër me ekran që mbështjellët

Jun 4 2010
0 Shpërndarje
Maqedonasi me koncept për e-libër me ekran që mbështjellët

Sipas idesë së tij, ekrani do të mund të pështillet përreth një cilindri dhe më pas do të mund shpaloset përsëri për të lexuar përmbajtje si dokumente, libra, magazina, gazeta e madje njerëzit që paguajnë do të kenë mundësi të qasen edhe në internet në çdo vend dhe në çdo kohë.

eRoll ka ekran të ndjeshëm në prekje dhe si rrjedhojë e dizajnit ky ekran është i mbrojtur, pasi që në momentin që përfundoni leximin, ai kthehet sërish në cilindër.

“Ideja për këtë koncept ka ekzistuar ka herë, ndërsa dizajnin e kam përfunduar para dy muajsh, por publikimin vendosa ta bëjë javën që shkoi” tha Trençevski, duke shtuar se ka ide për edhe shumë gjëra të reja interesante.

Ai shtoi se dëshiron t’i realizojë idetë e tij, por do të kërkojë mundësi që këtë ta bëjë atje ku mundësitë teknologjike e lejojnë këtë. Inovatori maqedonas ishte sot për një vizitë në kompaninë “Seavus”, ku edhe prezantoi disa nga idetë e tija.

“Seavus ashtu siç ka bërë deri më tani, do të vazhdojë me mbështetjen e inovatorëve të rinj të Maqedonisë”, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë Igor Leshtar, pas takimit me Dragan Trençevski.

Lajmet e fundit>