Harduer

Maqedonia përfiton për herë të parë një super-kompjuter!

Dec 19 2010
0 Shpërndarje
Maqedonia përfiton për herë të parë një super-kompjuter!

Prof. Ass Dragi Kimosvki dhe kolegu i tij Atanas Hristov, janë krijuesit e këtij sistemi kompjuterik shumë të lehtë dhe të thjeshtë për tu mirëmbajtur, dhe në anën tjetër t’i mundësojnë Maqedonisë që të qëndroj në hap me kohën me shtetet e zhvilluara në sektorin e Teknologjisë Informative.

“Programimi paralel paraqet ardhmërinë për kompjuterët. Për diku rreth 10 vite të gjithë kompjuterët do të jenë si ky. Është shumë me rëndësi për ne që të kemi studentë të edukuar që udhëheqin rrugën jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë” tha Kimosvki.

Superkompjuteri është dizajnuar nga disa studentë PhD të këtij Universiteti dhe ka më shumë se 250 procesor dhe është në gjendje të performon 3,000 milion ekuacione për sekondë.  Studentët thonë se superkompjuteri i tyre kushton gati se një makinë e re Golf 5, ndërsa për krahasim ata marrin edhe Bullgarinë që shpenzon rreth 3 herë më shumë për të prodhuar një makinë të këtillë me aftësitë e njëjta. Si sistem operativ ata kanë zgjedhur Linux.

Sistemi do të lidhet në internet, kurse do të mund ta përdorin falas të gjithë institucionet akademike në Maqedoni. Përfitimet mund të jenë në dispozicion për të gjitha kompanitë private të cilat financiarisht do të kontribuojnë për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e tij. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>