Biznes

Marisa Mayer largohet nga Yahoo, kompania ndryshon emrin në Altaba

Jan 10 2017
0 Shpërndarje
Yahoo njoftoi ditën e Hëne se do të shpërndajë bordin drejtues pas finalizimit të marrëveshjes me Verizon Communication duke larguar nga etyra shefen ekzekutive Marissa Mayer dhe bashkëthemeluesin David Filo. Marisa Mayer largohet nga Yahoo, kompania ndryshon emrin në Altaba Photo Source: Reuters

Me shitjet e biznesit qëndror të internetit, kompania do të riemërohet në Altaba. Kjo kompani do të drejtojë aksionet në Alibaba dhe Yahoo Japan. Emri derivon nga alternate dhe alibaba, tha një person i afërt me çështjen.

Në krye të kompanisë së re do të vijë Eric Brandt i cili iu bashkua bordit të Yahoo në Mars të 2016-tës. Atij do ti bashkohen katër anëtarë të bordit ku njëri prej tyre është Thomas McInterney.

Kjo fazë ristrukturimi do të fillojë menjëherë pas finalizimit të shitjes tek Yahoo për 4.8 miliard dollar, një marrëveshje e marrë peng prej muajsh nga dy hakimet e profilit të lartë.

Kjo marrëveshje u vu disaherë në dyshim. Megjithatë analistët thonë se vlera e vërtetë e Yahoo buron nga aksioent në Alibaba dhe Yahoo Japan.

Aksionet e Yahoo shkuan në 41.35 dollar mënegjesin e ditës së sotme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>