Biznes

Marissa Mayer dëshiron që ta kthejë Tumblr në YouTubi-n e ri

Oct 11 2014
0 Shpërndarje
Marissa Mayer dëshiron që ta kthejë Tumblr në YouTubi-n e ri

TumblrPasi kompania e madhe Yahoo bleu Tumblr për 1.1 miliardë dollarë verën e vitit 2013, në qarkullin dolën shumë detaje rreth planit që Marissa Mayer ka menduar të zbatojë me këtë pronë të re të Yahoo. Gjatë përpjekjeve të saj për të bindur CEO-n e Tumblr, David Karp ajo i premtoi atij se Tumblr do të mbetej një njësi e pavarur ashtu si dhe Yahoo operon ndaj ‘prindërit’ të saj Google dhe Instagram ndaj Facebook.

Një burim i afërt ka thënë se Marissa Mayer është tepër e vendosur për mos ta kthyer Tumblr në një vegël me të cilën mund ‘të luajnë’ ekzekutivët e Yahoo. Para disa muajsh u vendos se Tumblr do të përdortë reklamat e Yahoo, ndërsa Yahoo do të përdorë veglat e publikimit të Tumblr për të fuqizuar disa nga markat e saj.

Por së fundmi, Mayer dhe skuadra e saj e kanë zgjeruar vizionin se çfarë mund të jetë Tumblr për Yahoo. Sipas burimeve thuhet se Yahoo do të përdorë Tumblr si një përgjigje ndaj YouTube. Pra Tumblr do të jetë shpërndarësi ekskluziv i videove nga YouTube si JC Caylen, Teala Dunn, Connor Franta, JackJack etj.

Thuhet se Yahoo ka biseduar me disa nga poseduesit e këtyre kanalaneve të videove që ata ti paraqesin videot e tyre në Tumblr dhe se në këtë mënyrë ata do të jenë më të kënaqur financiarisht se me YouTube. Në këtë mënyrë ajo do të tërheqë përdoruesit aktualë të YouTube. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>