Biznes

Marissa Mayer do të prezantojë planin e ri për Yahoo të martën

Oct 21 2014
0 Shpërndarje
Marissa Mayer do të prezantojë planin e ri për Yahoo të martën

14132346834_44b5985a45_oDouglas MacMillan i The Wall Street Journal njofton se Marissa Mayer do të prezantojë strategjinë e re të Yahoo-së këtë javë, me shumë mundësi ditën e martë. Përkrah saj do të publikohet dhe bilanci i katërmujorit të tretë i kësaj kompanie.

Nga burime të brendshme kanë dalë të dhëna se në këtë prezantim Mayer do të fokusohet në dy çështje kryesore; në ndryshimin e strategjisë së përvetësimit dhe uljen e kostove.

Duket se ajo do ta mbrojë dhe do ta vërë në zbatimin vendimin e saj për të shpenzuar 200 milionë dollarë në përvetësime të reja. Thuhet se me qëllim uljen e kostove Yahoo do të shkurtojë 200 punonjës në Indi.

Marissa Mayer është aktualisht nën presion nga aktivisti Jeff Smith. Ai shkroi një letër të hapur javën e kaluar ku shkruhej se Mayer duhet të ndalojë së përvetësuari shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe të gjejë një mënyrë eficentë për të menaxhuar asetet e kompanisë në Azi. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>