Biznes

Mark Zucberberg fiton 5 miliardë dollarë në një javë

Jul 31 2013
0 Shpërndarje
Mark Zucberberg fiton 5 miliardë dollarë në një javë

Gjashtë ditët e kaluara kanë qenë shumë të frytshme për shefin e ndërmarrjes Facebook, Mark Zuckerberg, i cili i ka shtuar 5 miliardë dollarë nga pronat e tij në Facebook, që tani ka 42 për qind më tepër se kishte një javë më parë kur rrjeti social paraqiti një raport për fitimet gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Zuckerberg, si aksioneri më i madh i ndërmarrjes Facebook, ka qenë përfituesi më i madh nga një javë “maniake’ për ndërmarrjen. CEO mban 425 milionë aksione, duke mos përfshirë 60 milionë opsione shtesë.

Me rrjetin shoqëror që tregon 37.61 dollarë sa ishte vlera gjatë të martës, aksionet e Zuckerberg janë me vlerë rreth 15.98 miliardë dollarë, që nënkupton që ekzekutivi ka shtuar 4.72 miliardë dollarë në fitimet e veta në letër për vetëm pak ditë.

Përfitimet nga reklamat në pajisje mobile kanë qenë faktorë të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave të ndërmarrjes. Tani një model i ri për përfitime nga pajisjet mobile është duke iu dhënë investitorëve më tepër siguri në aftësinë e rrjetit Facebook për të sjell të ardhura nga 819 milionë përdoruesit e vet aktivë mobilë.

Si rezultat, ndërmarrja në fundi riktheu brenda centëve 38 dollarë për aksion gjatë të martës, duke e arritur këtë vlerë për herë të parë që kur është bërë ndërmarrje publike 14 muaj më parë. (PCWorld Albanian)

Zuckerberg

Lajmet e fundit>