Analiza

Mark Zuckerberg: As gjeniu më i zgjuar nuk mund të ndërtojë i vetëm një kompani

Jan 19 2015
0 Shpërndarje
Mark Zuckerberg: As gjeniu më i zgjuar nuk mund të ndërtojë i vetëm një kompani

mark-zuckerberg-sad-20Mark Zuckerberg mendon se portretet mediatike jo rrallë herë i dekurajojnë individët për të ndërtuar një kompani të tyren. Në seksionin më të fundit ‘pyetje-përgjigje’ ku ai mori pjesë, dikush e pyeti Zuckerberg të tregonte për momentin kur ai vendosi të krijonte Facebook, rrjetin social më të famshëm sot në botë. Ai qeshi dhe tha se ideja për të ndërtuar diçka të tillë nuk vjen menjëherë për pasi e ke menduar dhe e ke stërmunduar diçka për një kohë të gjatë.

Më pas Mark shtoi se përpjekjet e një njeriu të vetëm kurrë nuk mjaftojnë. Shpesh herë media e tregon të lehtë ndërtimin e një startupi duke bërë publikun të mendojë që së është gjithmonë një gjeni me një ide perfekte që ja del të menaxhojë një kompani të madhe.

Në vend të kësaj, shtoi Mark, ajo që ju duhet është një grup njerëzish që punojnë të bashkuar dhe kanë një koncept të njëjtë për atë çka ata duan. ‘Ju nuk duhet domosdoshmërisht të jenë një gjeni i lindur për të ndërtuar kompaninë tuaj, mjafton që të keni pasion dhe të jeni të fokusuar. Gjërat nuk janë aq të komplikuara sa media i bën të duken’, përfundoi ai. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>