Lajmet

Mark Zuckerberg: Filmi The Social Network ka shumë trillime

Nov 7 2014
0 Shpërndarje
Mark Zuckerberg: Filmi The Social Network ka shumë trillime

mark-zuckerberg-theverge-stock-11_1020.0_standard_800.0Gjatë sesionit me pyetje dhe përgjigje në Reddit, shefi ekzekutiv i kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg është pyetur se sa e pasqyronte realisht filmi The Social Network jetën e tij.

Ai u përgjigj në këtë mënyrë: “Nuk kam kaluar shumë kohë duke menduar për këtë prej kohësh. Ishte një përvojë vërtet interesante ta shihje një film që supozohet që ishte rreth jetës sime.

Realiteti është që shkrimi i kodit dhe ndërtimi i produktit nuk është një gjë mjaft joshëse për ta bërë një film për të. Shumë gjëra ata duhej t’i rregullonin dhe t’i trillonin. Nëse do ta bënin një film për të vërtetën, do të ishte thjesht për mua në një kompjuter duke koduar për dy orë rresht. Dhe këta njerëz duan të bëjnë para.

Unë nuk e kam takuar autorin e filmit. E takova Jesse Eisenberg njëherë. Ata bënë përpjekjet e tyre për t’i bërë disa hollësi interesante të ngjashme si dizajni i zyrës, por me komplot gjithëpërfshirës se përse jemi duke e ndërtuar Facebook-un ose si e bëmë atë, ata thjesht trilluan shumë gjëra që unë i pashë disi të dëmshme. Unë e marr shumë seriozisht misionin tonë. Ne nuk jemi vetëm për ta ndërtuar një kompani, por për të lidhur botën dhe për të ndihmuar njerëzit që të lidhen me njerëzit që i duan. Gjëja e më interesante në film ishte kur ata e trilluan pjesën rreth arsyes se si vendosa ta krijojë Facebook-un për të tërhequr femra.

Një pjesë e rëndësishme e kontekstit është që me gruan me të cilën jam i martuar me të cilën kam qenë duke kaluar për dhjetë vite, kam kaluar edhe para se ta filloja Facebook-un. Nëse disi isha duke bërë përpjekje për ta krijuar rrjetin Facebook për të gjetur më tepër femra, ajo me siguri nuk do të shkonte mirë në marrëdhënien time. Kishte gjëra të rritura rreth filmit që e bën të vështirë për mua që ta marrë seriozisht. Por ne u argëtuam pakëz me të. Ne e dinim që çdokush në Facebook do ta shihte atë. Kështu që ne e morëm tërë kompaninë për ta parë atë dikën kur doli.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>