Lajmet

Mark Zuckerberg i futet politikës

Feb 3 2013
0 Shpërndarje
Mark Zuckerberg i futet politikës

Mark ZuckerbergPronari i rrjetit më të madh social Facebook, Mark Zuckerberg, ka vendosur të hyjë në ujërat politike dhe këtë muaj ai do të organizojë një mbrëmje të donatërve për Chris Christie, guvernatorin republikan të New Jersey dhe kandidatit potencial për president të SHBA-ve në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2016.

Mbrëmja do të organizohet me 13 shkurt në shtëpinë e Zuckerberg-ut në Kaliforni, ndërsa të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë duhet të paguajnë nga 3.800 dollarë për person.

Pronari i Facebook-ut deri tani nuk i kishte dhënë mbështetje politike as demokratëve e as republikanëve, përveçse është takuar 2 herë me presidentin e SHBA-ve Barrack Obama, kur ky vizitoi Silicon Valley.

Zëdhënësja e Facebook Sara Fajnberg ka deklaruar se Zuckerberg është njohur me guvernatorin Christie para dy viteve, kur dha donacion prej 100 milion dollarë për shkollat në qytetin Newark në New Jersey, që prej vitesh kishin probleme me sistemin e shkollave.

Gjatë vitit të kaluar presidentja e kompanisë HP, Meg Whitman organizoi mbrëmje donatore për kandidatin presidencial të republikanëve Mitt Romney. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>