Harduer

Mark Zuckerberg i mahnitur nga Google Glass

Feb 23 2013
0 Shpërndarje
Mark Zuckerberg i mahnitur nga Google Glass

Ndonëse mund të duken si kundërshtarë të përbetuar për shkak të garimit që e bëjnë me produktet e tyre, shefat e ndërmarrjeve Facebook dhe Google në fakt kanë një miqësi.

Kjo mund të tregohet nga vetë afërsia mes tyre në ngjarje të ndryshme, ku njëri i afrohet tjetrit, përkundër rivalitetit që kanë ndërmarrjet të cilave iu përkasin. “Bashkëpunimi ynë nuk është ku ndërmarrjet në të vërtet flasin,” u citua të ketë thënë themeluesi i ndërmarrjes Facebook, Mark Zuckerberg, gjatë paraqitjes së shifrave për fitimet nga Facebook gjatë muajit janar.

Kështu, sipas një reporteri të Forbes, në lëshimin e çmimit Breakthrough Prize në Shkencat për Jetë prej 33 milionë dollarë, bashkëthemeluesi i ndërmarrjes Google, Sergey Brin, iu afrua Zuckerbergut në ngjarje, ia dha atij Syzet e veta Google për t’i shikuar dhe ia demonstroi atij se si ta përdorte funksionin anash. “S” mund të pres që t’i marr të miat,” tha i ngazëllyer Zuckerberg.

Në fakt, Zuckerberg menjëherë shpalosi planet e ndërmarrjes së tij rreth këtij produkti i cili është cekur që të lëshohet në fund të këtij viti. Sipas tij, një skuadër prej tre inxhinierëve në Facebook janë me padurim duke pritur që të marrin këto syze, e që më pas të jenë në gjendje që të zhvillojnë aplikacione të rrjetit Facebook për të.

Zuckerberg në fakt paraqiti gatishmërinë e tij dhe të ndërmarrjes së tij për të ndihmuar produktin e ndërmarrjes së Brinit, teksa ky i fundit po e bënte demonstrimin.

“A është ndonjë gjë e posaçme që ju dëshironi që ne ta bëjmë,” e pyeti ai bashkëthemeluesin e Google. “Nëse po, atëherë unë dua të jem atje duke e bërë atë.” (PC World Albanian)

mark zuckerberg

Lajmet e fundit>