Vëzhgim

Mark Zuckerberg largohet nga Google Plus

Jul 14 2011
0 Shpërndarje
Mark Zuckerberg largohet nga Google Plus

Sipas The Inquirer, Mark Zuckerberg ndali llogarinë e tij në platformën e ndërmarrjes sfiduese të tij, gjatë të mërkurës, duke zhgënjyer 21,213 përcjellës dhe 39 miq.

Largimi i tij është përcjellur edhe me largimet e punëtorëve të ndërmarrjes Google, të cilët nuk mund të kërkoheshin në Google Plus. Ekzekutivët, duke përfshirë CEO-n Larry Page, njeriun prapa të cilit qëndron përpjekja ambicioze për një rrjet shoqëror, Vic Gundotra dhe ekzekutivë të tjerë si Matt Cutts, Marissa Mayer dhe Sergey Brin.

Çdo ndryshim është lajmëruar nga Boris Veldhuijzen van Zante, i cili është përpiluesi i statistikave për Google Plus. Ai, duke iu referuar komentit të Mark Zuckerberg për kujdesin ndaj sigurisë së tij, bëri një koment:

“Mark Zuckerberg dhe menaxhmenti i Google ndryshon profilet e tyre gjatë natës dhe si pasojë u larguan nga lista top 100 për Google+! Robert Scoble, Kevin Rose, Leo Laporte janë top 3 përdoruesit e tanishëm. Zuckerberg dhe menaxhmenti nga Google shkuan të gjithë. Përgëzime!” deklaroi Veldhuijzen van Zanten./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>