Lajmet

Mark Zuckerberg programoi për aplikacionin e ri “Poke” të Facebook-ut

Dec 24 2012
0 Shpërndarje
Mark Zuckerberg programoi për aplikacionin e ri “Poke” të Facebook-ut

Mark Zuckerberg shpiku Poke-un, që është njëra nga veçoritë më të hershme të rrjetit Facebook, kështu që mund të jetë edhe gjë jo shumë befasuese që ai ishte pjesë e ekipit të vogël që ndërtoi aplikacionin e ri Poke gjatë 12 ditëve të fundit.

Burimet thonë që Zuckerberg në fakt shkroi kodin për Poke ndonëse ai thotë që rrallë programon më për Facebook. Dhe ai zëri që del kur e merrni një njoftim “Poke” është po ashtu i Zuckerbergut. Burimet e TechCrunch thonë që CEO i Facebook-ut ka incizuar zërin në telefonin e tij si shaka. Por ai ishte bindur që të bëjë disa filtrime përgjatë mostrave të audiove dhe e la që të bëhet zëri për Poke-n modern.

I tërë procesi i zhvillimit të aplikacionit është një shembull i “Kulturës së Hakerit” të Facebook-ut. Por është gjithashtu një sinjal për sfiduesit e rrjetit shoqëror, edhe për ata që mund të jenë të interesuar për të punuar për të.

Facebook-u pati një popullaritet të madh me Snapchat. Përdoruesit dëshironin që të shpërndanin fotografi dhe video të marra që i fshinin vetë disa sekonda pasi i pranonin. TechCrunch thotë që ka dëgjuar që Facebook-u ka bërë përpjekje për të blerë këtë nismë të vogël, por skuadra dëshiroi që të mbes e pavarur. Kjo është kur Facebook dhe Zuckerberg shkuan në mënyrën e hakerit.

Me vetëm pak javë deri kur Apple ndaloi së pranuari më kërkesa për vendosje të aplikacioneve të reja, skuadrës do t’i duhej një vrapim i shpejt për të ndërtuar Poke-n në kohë.

Kështu që një skuadër e vogël duke përfshirë drejtorin e produktit të Facebook-ut, Blake Ross, bëri zhvillimin në mekanizmin e lartë, Zuckerberg bëri programimin, dizajnerët Mike Matas dhe Sharon Hwang krijuan ikonën dhe Facebook arriti në kohë të nxjerrë aplikacionin. (PCWorld Albanian)

mark zukerberg poke

Lajmet e fundit>