Biznes

Mark Zuckerberg do të shesë 12.7 miliard dollar aksione të Facebook

Sep 25 2017
0 Shpërndarje
Me një vlerë prej 170 dollarësh për aksione, Zuckerberg do të shesë deri në 12.7 miliard dollar nga Facebook-u i tij. Mark Zuckerberg do të shesë 12.7 miliard dollar aksione të Facebook

Shefi ekzekutivi i Facebook Mark Zuckerberg do të shesë 75 milion aksione të Facebook në 18 muajt e ardhshëm tha ai në një postim ditën e Premte.

Me një vlerë prej 170 dollarësh për aksion, Zuckerberg do të shesë deri në 12.7 miliard dollar nga Facebook-u i tij.

Gjithashtu ai ka planifikuar të shesë edhe 35 milion aksione të tjera me vlerë 6 miliard dollar.

Zuckerberg do ti shesë aksionet për të financuar fondin e tij filantropik Chan Zuckerberg Initiative të cilin e themeloi në 2015-ën.

Ai gjithashtu tha se Facebook do të tërhiqet nga propozime për të ri klasifikuar aksionet dhe krijuar një formë aksioni pa të drejtë votimi. Ai shpjegoi këtë lëvizje me faktin se vlera e aksioneve të Facebook po rritet dhe ai mund të shesë ca dhe të vijojë të mbajë kontroll mbi kompaninë që ka themeluar.

Zuckerberg do të shesë 99% të aksioneve të tij në Facebook me vlerë 70 miliard dollar. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>