Biznes

Mark Zuckerberg thirret në gjykatë për realitetin virtual të Oculus

Jan 17 2017
0 Shpërndarje
Mark Zuckerberg është thirrur në gjykatën e Dallasit në Shtetet e Bashkuara ditën e Marte për të mbrojtur kompaninë e tij ndaj pretendimeve se ka vjedhur teknologjinë e realitetit virtual. Mark Zuckerberg thirret në gjykatë për realitetin virtual të Oculus Photo Source: Getty Images

Është Zenimax Media kompania e cila paditi Facebook dhe për këtë kërkon 2 miliard dollar. Zenimax argumentoi se inovacionet e para të kompanisë në realitetin virtual u kopjuan në mënyrë të paligjshme nga Oculus për të ndërtuar paisjen Rift.

Oculus u ble nga Facebook në 2014-tën dhe shihet si një prej lëvizje më strategjike të kompanisë frytet të cilës do të vinë vetëm dekadën e ardhshme.

Argumenti i Zuckerberg ishte se Zenimax ka dështuar të zhvillojë teknologjinë dhe është puna e Oculus ajo që e bërë këtë teknologji kaq të kërkuar ditëve të sotme.

Oculus dhe themeluesit e saj kanë investuar para dhe kohë në realitetin virtual me besimin se kjo teknologji mund të transformojë fundamentalisht mënyrën sesi njerëzit komunikojnë dhe ndërveprojnë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>