Lajmet

Mark Zuckerberg zbulon arsyen pse Messenger duhet të shkarkohej si një aplikacion më vete

Nov 9 2014
0 Shpërndarje
Mark Zuckerberg zbulon arsyen pse Messenger duhet të shkarkohej si një aplikacion më vete

mark-zuckerberg-sad-2Në muajin gusht, Facebook në një farë mënyre i detyroi përdoruesit e saj të shkarkonin aplikacionin e shkëmbimit të mesazheve në Facebook, Messenger. Shumica e përdoruesve nuk e mirëpritën këtë ndryshim të ri. Edhe pse Messenger kryesonte listat e App Store, “u bombardua” nga komentet negative. Ne kurrë nuk e gjetëm një arsye pse duhej të bëhej diçka e tillë, por CEO i Facebook, Marc Zuckerberg më në fund e zbuloi këtë arsye.

Kjo ndodhi gjatë programit të fundit pyetje-përgjigje që ai kishte organizuar. Pyetjes së Ellis Humburger se përse duhet të shkarkohej Messenger, Zuckerberg iu përgjigj: “Tu kërkosh të gjithë përdoruesve tanë të shkarkojnë një aplikacion të ri nuk është aspak diçka e lehtë, por për fat të mirë kjo nismë rezultoi e suksesshme. Messenger po bëhet i rëndësishëm gjithnjë e më shumë.

Në një telefon çdo aplikacion duhet të fokusohet në të bërit mirë vetëm një gjë.” Ai shpjegoi se funksioni primar i Facebook App është News Feed dhe ndërkohë që më shumë njerëz janë duke dërguar mesazhe, kishte ardhur koha që kjo eksperiencë të kalonte në një nivel të ri më interesant e tërheqës. Madje në Messenger mesazhet dërgohen më shpejt se sa nga aplikacioni Facebook.

Zuckerberg pranoi se të detyronin përdoruesit ta shkarkonin këtë aplikacion ishte diçka e dhimbshme për ta, por vetëm për një kohë të shkurtër dhe rezultati është një eksperiencë më e fokusuar. “Ne u munduan të krijonin një shërbim të mirë për të gjithë, për shkak se Messenger është më i shpejtë dhe më i fokusuar, eksperienca e dërgimit të mesazhe tanimë është më e përmirësuar.

Ne e kuptuam që kjo kërkesë në një farë mënyre ishte dhe çështje besimi dhe i falenderojmë të gjithë ata që na besuan. Nëqoftëse dikush nuk ju përgjigjet shpejt mesazheve tuaj, kjo do të thotë që ai nuk është duke përdorur aplikacionin Messenger,’ shtoi shefi i kompanisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>