Lajmet

Marrëveshja më e re mes Twitter dhe Google do të sjellë cicërimat në rezultatet e kërkimit

Feb 6 2015
0 Shpërndarje
Marrëveshja më e re mes Twitter dhe Google do të sjellë cicërimat në rezultatet e kërkimit

twitter_happening-100251298-largeGoogle ashtu si të gjithë ne zotëron akses në rrjetin social Twitter, por proçesi i kërkimit të cicërimave është i tmerrshëm. Falë thellimit të marrëdhënieve mes Google dhe Twitter tani gjigandi i motorit të kërkimit lehtësisht do të shfaqë edhe cicërimat në rezultatet e kërkimit.

Marrëveshja akoma nuk është zyrtare, por Bloomberg raportoi ditën e Mërkure se Google dhe Twitter po punonin në një marrëveshje e cila do të jepte Google këtë lloj aksesi mbi cicërimat e rrjetit social. Në fakt, kërkimi i cicërimave nga motori i kërkimit të Google ishte një realitet përgjatë viteve 2009-2011 por që ky shërbimi u ndërpre për shkak se Twitter filloi të “shtrëngonte” API e saj. Rrjeti social kishite krijuar mundësitë për Bing dhe Yahoo, ndërsa tani ka vendosur të ftojë edhe Google në këtë “valle”.

Me shumë gjasa, nga mesi i këtij viti përdoruesit do të ballafaqohen me cicërimat e para nga rezultatet e kërkimit. Ndryshimet e kohëve të fundit si veçoritë e dërgimit të mesazheve në grup dhe të ngarkimit të videove apo edhe ajo më e fundit e quajtur “Instant Timeline”, kanë vetëm një qëllim të vetëm: rritjen e bazës së përdoruesve përtej 284 milion. Rrjeti social pretendon se ka më tepër se 500 milion përdorues përfshi edhe ato të jashtëm që nuk kanë një llogari. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>