Harduer

Marrëveshja Microsoft-Qualcomm sjell aplikacionet Win32 në procesorët ARM

Dec 8 2016
0 Shpërndarje
Marrëveshja Microsoft-Qualcomm sjell aplikacionet Win32 në procesorët ARM

qualcomm-snapdragon-tablet-100697771-largeWindows RT e provoi dhe dështoi të bënte realitet Windows-in nëpërmjet procesorëve anemikë ARM. Tani Microsoft po e provon persëri me dy avantazhe të qarta: mbështetjen për aplikacionet Win32 dhe një gjeneratë e re procesorësh të fuqishëm ARM.

Gjatë konferencës Windows Hardware Enginering në Shenzen të Kinës, Microsoft bëri të ditur pikërisht ditën e sotme se në bashkëpunim me Qualcomm do të mundësojë kompjutera me kosto të ulët.

Këto kompjutera synojnë të zëvendësojë tabletët Windows me procesorë Intel Atom, një çip i braktisur edhe nga ky i fundit.

Aplikacionet tradicional mund të funksionojnë vetëm në procesorët x86 jo ARM dhe kjo është një prej arsyeve kryesore të dështimit të Windows RT. Për të shmangur një kastatrofë të dytë, Qualcomm po punon me Microsoft për tu matur me performancën e x86.

Burimet thonë se partneriteti i Microsoft dhe Qualcomm është dizenjuar rreth Snapdragon 835 një procesori i cili hyn në treg në gjysmën e parë të 2017-tës. Mëposhtë do të gjeni një video të Windows 10-tës duke funksionuar me procesorin Snapdragon. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>