Lajmet

Marrveshja intel-AMD

Nov 14 2009
0 Shpërndarje
Marrveshja intel-AMD

Deri tani kemi mbushur mjaft rreshta lajmesh duke përmendur betejat gjyqsore midis AMD dhe intel, nga Europa në SH.B.A apo Japoni. AMD akuzonte vazhdimisht intel për praktika jo korrekte në treg dhe asgjësim të konkurencës duke ushtruar presjon mbi tregun e CPU-ve dhe prodhuesit e mëdhenj botëror të PC-ve. intel nga ana tjetër mbronte me fanatizëm veten duke deklaruar se nuk kishte asgjë të keqe në uljet pa kriter të çmimeve dhe se konsumatorët përfitonin nga kjo.

Pas gjobitjes prej rreth 1 miliardë euro nga vendimi i procesit Europian dhe me një mori procesesh gjyqsore të hapura në gjithë botën, kostoja finale e intel dukej e papërballueshme dhe dërrmuese, e shtrirë në një periudhë të gjatë kohore. Pak a shumë surprizë prej kësajë situate, del marrveshja midis dy kompanive për të pushuar çdo armiqësi ndaj njëra-tjetrës. Një marrveshje e re pesëvjeçare e liçencimit të procesorëve x86 midis AMD dhe intel është pranuar nga të dyja palët.

Diçka e rëndësishme për tu lexuar midis rreshtave është se kjo marrveshje ka më shumë trajtën e një armëpushimi; intel nuk ka pranuar se strategjitë e sajë të tregut kanë qënë të paligjshme dhe të dëmshme për konkurencën dhe AMD nuk vendos fjalën fund në pretendimet e sajë dhe as nuk fajsohet për shkeljen e marrveshjes që kërkon pjesën më të madhe të CPU-ve të prodhohen brenda kompanisë. Katër pika kryesorë mund të sintetizohen nga kjo marrveshje:

1-intel do ti paguaj AMD 1.25 miliardë dollarë në kesh brenda 30 ditësh: Supozohet se kjo është kostoja e proceseve gjyqsore të AMD e akumuluar ndër vite që prej fillimit të tyre.

2-intel do të ndalojë praktikat e tregut për të cilat intel dhe AMD do të bien dakort se janë të parregullta: është vështirë të thuhet si do zhvillohet kjo pikë, meqë është ajo e mospërputhjes më të madhe midis kompanive. intel deri dje ka mohuar kategorikisht çdo lloj përgjegjësie për këtë ndërsa AMD ka këmbëngulur për të kundërtën.

3- AMD ka të drejtën të prodhojë procesorët e sajë x86 në fabrika jo të sajat.

4 – kjo është dhe një nënpikë e pikës 3: AMD mund të zgjedhi lirisht palë e përfshira në prodhimin e CPU-ve të sajë.

Lajmet e fundit>