Lajmet

Martesa mbretërore theu rekorde të transmetimit online

Apr 29 2011
0 Shpërndarje
Martesa mbretërore theu rekorde të transmetimit online

Faqe tjera të mëdha ishin në gjendje të përballonin trafikun e madh nga martesa mbretërore, dhe madje arritën rekorde vizitorësh siç ishte YouTube, për të cilin Google thotë se ka pasur mbi 400 milion vizitorë gjatë kësaj ngjarjeje.

Zyrtarë mbretërorë kanë bashkëpunuar me një numër të madh të partnerëve për të transmetuar tek të interesuarit ndërkombëtar transmetim të drejtpërdrejtë mbi ceremoninë e martesës, dhe ata kanë shtuar se një prej kompanive që ka qenë në gjendej të përballojë ngjarje të këtij niveli është Google me YouTUbe.

Akamai një bartës i një sasie të madhe të trafikut ka thënë se rekordi i saj prej 1.6 milion shikimeve të drejtpërdrejta gjatë Kupës Botërore është thyer me ngjarjen e sotme. LiveStream, që ofron video online për Assoicated Press dhe CBS, gjithashtu ka thënë se Martesa mbretërore ishte më e rëndësishmja.

Me rastin e martesës së Princit William dhe Kate Middleton, edhe operatorët mobil të Mbretërisë së Bashkuar kishin avancuar rrjetet e tyre për të mbuluar kërkesat. Një zëdhënës i O2 ka thënë se mbi 65 milion fotografi të martesës janë postuar online nga celular të mençur. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>