Blog

Martin Shkreli nxjerr në shitje në eBay albumin e rrallë të grupit Wu-Tang

Sep 7 2017
0 Shpërndarje
Dy vite më parë, Shkreli u shpall fitues i ankandit për albumin i publikuar në formën e një CD-je të vetme. Martin Shkreli nxjerr në shitje në eBay albumin e rrallë të grupit Wu-Tang Photo Source: Getty Images

Martin Shkreli, shqiptari CEO i Turing Pharmaceuticals i cili u arrestua muajin e kaluar nën akuzat e mashtrimit, nxori në shitje në eBay kopjen e vetme ekzistuese të albumit “One Upon a Time in Shaolin” të Klanit Wu-Tang.

Dy vite më parë, Shkreli u shpall fitues i ankandit për albumin i publikuar në formën e një CD-je të vetme.

Oferta e tij ishte 2 milion dollar por mbrëmjen e së Martes ai vendosi të ri-shiste albumin në eBay, një ankand i cili filloi me 1 dollar ndërsa oferta më e lartë tani ka shkuar në mbi 1 milion Euro.

Shkreli i cili mori pseudonimin “pharma bro” duke rritur çmimet e ilaçeve që mund tu shpëtonin jetën të sëmurëve me HIV/Aids, shkruante në eBay se do të dhuronte gjysmën e fitimit nga albumi për hulumtime në mjekësi.

One Upon a Time in Shaolin, një album i regjistruar për 6 vite me radhë, është më i shtrenjti shitur ndonjëherë. Shkreli i cili shpeshherë është quajtur “njeriu më i urryer në Amerikë,” rrezikon 20 vite burg pas arrestimit të tij muajin e kaluar për implementimin e skemës Ponzi në kompaninë e tij. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>