Lajmet

Martohet Mark Zuckerberg

May 20 2012
0 Shpërndarje
Martohet Mark Zuckerberg

Në një ceremoni të vogël dhe befasuese për të gjithë të ftuarit kreu i kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg, u martua me të dashurën e tij prej kohësh, Priscilla Chan. Me këtë ai përfundoi njërën nga javët më të ngarkuara dhe sigurisht më të lumtura në jetën e tij pas futjes së Facebook në tregun e bursave.

Siç lajmëron Associated Press, në ceremoninë që zuri vend në oborrin e shtëpisë së Zuckerberg ishin të ftuar rreth 100 miq të ngushtë të cilët kishin pritur një festë për diplomimin e Chan në shkollën e mjekësisë.

Zuckerberg kishte vendosur foton e mësipërme në profilin e tij në Facebook duke ndryshuar edhe statusin martesor. Themeluesi i Facebook dhe Priscilla Chan para martesës kanë kaluar nëntë vite që kur ishin njoftuar në Harvard ku të dy po ndiqnin studimet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>