Lajmet

Masat e reja të Twitter kundër abuzimit: fshehja e përmbajtjeve dhe bllokimi i abuzuesve

Feb 7 2017
0 Shpërndarje
Twitter ka gjetur një mënyrë efektive për të luftuar abuzimin në rrjetin social: duke fshehur përmbajtjet e tyre dhe ndaluar hapjen e llogarive të reja nga përdoruesit e përjashtuar. Masat e reja të Twitter kundër abuzimit: fshehja e përmbajtjeve dhe bllokimi i abuzuesve Photo Source: Shutterstock

Përditësimet të detajuara në një postim në blog vinë pas vitesh kritika se kompania nuk ka bërë mjaftueshëm në luftën kundër abuzimit dhe ngacmimeve online.

Këto ndryshime janë pjesë e një nisme të shefit ekzekutiv Jack Dorsey për të pastruar rrjetin social.

Në Twitter, rrjeti social ku përdoruesit mund të mos mbajnë emrat e tyre të vërtetë, jo vetëm që inkurajon diskutimin e hapur por edhe ndihmon edhe abuzuesit.

Masat e reja pritet ta bëjnë më të vështirë për abuzuesit të përhapin mesazhet e tyre. Twitter nuk do të reagojë menjëherë ndaj përmbajtje për ta fshirë por do të duhen më shumë klikime sesa zakonisht për të arritur tek ajo.

Dështimi i Twitter për të adresuar këtë problem madhor është një prej shkaqeve kryesore pse kompania nuk pati asnjë blerë potencial vitin e kaluar. Kur Dorsey mori drejtimin në 2015-ën, ai erdhi me premtimin se do të luftojë për sigurinë e përdoruesit.

Figura të shquara janë përjashtuar nga rrjeti social në të kaluarën siç është rasti i Milo Yiannopoulos, gazetarit të Breibart News dhe Martin Shkrelit, ish ekzekutivi i kompanisë farmaceutike. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>