Lajmet

MASHT organizon punëtorinë

Mar 14 2009
0 Shpërndarje
MASHT organizon punëtorinë

 Ky proces do të kryhet gjatë këtyre dy viteve tha ministri Hoxhaj  në punëtorinë me temë “Zhvillimi i Strategjisë për E-Learning në Kosovë”.

Në punëtorinë  e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe  Sëisscontact i Zvicrës , është diskutuar për  projektin :”Zhvillimi i Strategjisë për E-Learning  në Kosovë “

Ministri i Arsimit,Enver Hoxhaj me fjalë përshëndetëse tha se  po jetojmë në kohën e ndryshimeve të mëdha falë ndryshimeve të teknologjisë informative e cila ka ndryshuar ekonominë. Ekonomia që një shekull më parë ishte e bazuar më industri, sot bazohet në dije, në transfer të informacionit dhe në aplikim të sai. Po ashtu jetojmë në një treg të punës i cili nuk është si në të kaluarën. Teknologjia informative ka ndryshuar ekonominë,mënyrën e jetës dhe ka pas ndikim edhe në  sistemin edukativ .Dua të ju informoi se brenda dy viteve të ardhshëm 1200 shkolla të niveleve te ndryshëm do të pajisen me qendra kompjuterike  . Kjo punëtori ,ekspertët ,duhet të japin  shpjegime se cilat janë mënyrat më të mira të përdorimit të kompjuterit, interneti dhe tërë asi që quhet teknologji e informacionit .

Gjatë këtij viti po rishikojmë kornizën e kurrikulit në përgjithësi dhe  presim që teknologjia informative do ta pasuroi plan programin shkollor me inovacion dhe standardizim te dijes. Kemi filluar rikualifikimin e arsimtarëve dhe presim që një strategji e ardhshme  E – Learning të ofroi dhe modele trajnimi të arsimtarëve. Po rishikojmë edhe tekstet shkollore  të cilat nuk duam të jenë vetëm të shtypura moderne , por duam që të ketë edhe platforma  mësimore të cilat falë E-Learning do të përdoren në shkollat tona . Jemi të interesuar të kemi edhe librari elektronike tha Hoxhaj.

Më tej ministri shtoi se rishikimi i planeve dhe programeve,zhvillimi profesional i arsimtarëve , rishikimi i teksteve shkollore  përbëjnë bazën për  cilësi në shkolla  e cila realisht nuk mund të ndodhë pa strategji të mirëfilltë edhe të E-Learning (mësimnxënie -Elektronike).

Duke folur për atë se cilat do të ishin përfitimet nga  Strategjia E-learning apo  formës se të mësuarit elektronik  ministri tha se së pari është  me rendësi të mësohet përdorimi i internetit në të gjitha nivelet shkollimit,dhe  në të njëjtën kohë  arsimin ta bëjmë  shumë më relevant , të rëndësishëm për punësim,  të qëndrueshëm dhe të dobishëm për zhvillim ekonomik për çka në të ardhmen shkollat profesionale do të jenë shumë të ndërlidhura me ekonominë.

Dëshirojmë që të gjithë në Kosovë të kenë mundësinë për kualifikime të ndryshme  rregulla shkollore por edhe kualifikime tjera .Në fund ministri Hoxhaj ka falënderuar përfaqësuesit e Komisionit Evropian,të Ambasadës Zvicerane dhe të Sëisskontaktit për  zhvillimin  e kësaj strategjie  të arsimit për Kosovën.Guido Baltroni,përfaqësues i Ambasadës Zvicerane në Prishtinë  tha se Zvicrra mbështet zhvillimin modernizimit të sistemit  arsimor në Kosovë që nga viti 2001, me theks të veçantë arsimin profesional.Që nga ajo kohë janë investuar 11 milion franga Zvicerane  në sigurimin e pajisjeve për punëtori të ndryshme ,trajnim të mësimdhënësve ,zhvillim të praktikave moderne  dhe të mësuarit virtual .Në vazhdim z  Baltroni përmendi shkollën ekonomike të Prishtinë në të cilën është zbatuar kjo metodë që nga viti 2004 .

E-nxënia mund të shërbejë dhe të ndihmojë në aplikimin e një qasje të orientuar kah praktika dhe do të ishte një mjet i mirë për të ardhmen e nxënësve në tregun e punës. Jamë  mirënjohës për nismën e MASHT për krijimin e kësaj strategjie dhe me kënaqësi do ta mbështesim këtë proces tha z Baltrone .Nga kjo punëtori dëshiroi  qe te marrim një hap të rëndësishëm  ne krijimin e kësai strategjie të cilën do ta ndihmoi Sëisscontact me te gjitha mjetet e mundshme tha në fund z Baltroni.

Një fjalë rasti mbajti edhe znj Sopfi Beaumont, Komisioni Evropian (KE.) e cila tha se  kjo strategji vjen në një kohë shumë të përshtatshme për KE në Kosovë. Uroj MASHT që në bashkëpunim me Sëisscontact po e  fillon këtë punë. Më vonë Bashkimi Evropian do të filloi me aftësimin e mësimdhënësve dhe të nxënësve për përdorimin e teknologjisë informative në shkolla . Do të jetë projekt dy vjeçare me vlerë 3 milion euro  dhe që do të mbështet financiarisht edhe nga KE. Jemi te interesuar që brenda kornizës së BE-së ta përkrahim  zhvillimit të teknologjisë informative në Kosovë.

Nëse ky projekt ec mirë që tani mund të parashikojmë edhe programe te reja zhvillimore tha znj Beaumont.

Në këtë punëtori po marrin pjesë, përfaqësues të Komisionit Evropian, përfaqësues të Ambasadës Zvicerane në Prishtinë, ekspert ndërkombëtarë të kësaj fushe të arsimit, zyrtarë të lartë të MASHT, profesorë të informatikës etj.

 

Lajmet e fundit>