Lajmet

Mashtrimi më i madh në historinë e reklamimit, hakerat fitojnë 3-5 milion dollar çdo ditë

Jan 6 2017
0 Shpërndarje
Mashtrimi më i madh në historinë e reklamimit, hakerat fitojnë 3-5 milion dollar çdo ditë

s3-news-tmp-116020-code-1839406_1920-2x1-940Firma e sigurisë White Ops besohet të ketë zbuluar një prej operacioneve më të mëdha të hakimit në botë i cili po u shkakton reklamuesve humbje mes 3 deri në 5 milion dollar në ditë. E thënë ndryshe, botneti i njohur me emrin Methbot i ka shkaktuar industrisë online një dëm prej 1 miliard dollarësh vitin e kaluar.

E tërë industria e reklamimit bie pre e mashtrimeve që çdo vit i kushton bizneseve dhe reklamuesve plot 7.2 miliard dollar. Ky botnet u zbulua fillimisht në Shtator të 2015 kur ishte ende në fazat fillestare.

Në muajin Tetor, White Ops zbuloi se ky botnet ishte rritur masivisht dhe po zgjerohet me hapa galopantë. Origjina e emrit Methbot ngelet një mister dhe besohet të ketë lidhje me vetë krijuesin e tij.

Botneti mbështetej në një infrastrukturë prej mëse 600,000 IP për të realizuar objektivat shumica prej të cilave ishin të rreme dhe figuronin në SHBA.

Më shqetësues është pikërisht qasja e Methbot. White Ops tha se krijuesit janë ekspertë të fushës së reklamimit online që njohin të gjitha dobësitë e sistemit. Zakonisht një botnet që të zgjerohet duhet të infektojë kompjutera “realë” përdoruesish me maluer.

Methbot falsifikoi IP adresat duke i lidhur ato me kompani Amerikane si Verizon, Comcast dhe Spectrum, kështu trafiku i gjeneruar do të dukej sikur vinte nga kompjutera “realë.” Krijuesit e botnetit krijuan mëse 250,000 uebfaqe të rreme me përmbajtje të falsifikuara nga 6,000 publikues si The Economist. Huffington Post, ESPN, Fox News CBS etj.

Uebfaqet ishin kaq bindëse sa edhe url-ja dukej legjitime duke mashtruar edhe algoritmat dhe gjeneruar klikime të rreme në 200,000 reklama dhe video reklama çka i siguronin hakerave fitimet marramendëse. Bot-ët e Methbot shikonin çdo ditë 300 milion video reklama. Arsyeja e përfshirjes së Rusisë në këtë sulm të fundit kibernetik ngelet e paqartë.

Shefi ekzekutiv i White Ops tha se kompania kishte zbuluar lidhje mes qendrave të të dhënave dhe sinjaleve unike përdorur nga hakerat. Ai refuzoi të jepte më shumë shpjegime me frikën se teknikat e White Ops do të zbuloheshin.

“Nuk kemi dyshim se ky grup hakerash vjen nga Rusia, është një grup i vetëm,” tha Eddie Schwartz. Zbulimi i White Ops pritet të rrisë përpjekje e industrisë për të mbyllur Methbot.

Shqetësimet për impakt më të lartë financiar janë shtuar duke qenë se White Ops kishin analizuar vetëm të dhënat e monitoruara prej tyre. Në këtë pikë, Methbot arritur të integrohet në vetë ekosistemin e reklamimit dhe mënyra e vetme për ta mbyllur është reagimi i palëve të prekura.

uebfaqen e White Ops mund të kërkoni për IP adresat, domainet dhe url-të e prekura. Ditën e djeshme, Audience Science, një prej bizneseve më të mëdha në botë të sistemeve të menaxhimit të reklamimit doli me një raport premtues ku tha se kishte humbur tek Methbot vetëm 1.20 dollar nga 10 milion dollar të shpenzuara.

White Ops ka dorëzuar rezultatet e hetimit tek agjensive federale të zbatimit të ligjit dhe së shpejti pritet një vendim për një prej afera më të mëdha në botë në industrinë e reklamimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>