Siguri

Mashtruesit lëkundin disa karrema të markës së re

Nov 13 2009
0 Shpërndarje
Mashtruesit lëkundin disa karrema të markës së re

The Times më vonë u prononcua në lidhje me këtë mashtrim në një postim në web faqen e vet: “Disa lexues të NYTimes.com kanë vërejtur një pop-up, që i paralajmëronte ata në lidhje me këtë virus duke i ridrejtuar ata në një faqe tjetër, që shtirej se ofronte programe antivirus. Nëse shihni një paralajmërim të tillë, ne ju sugjerojmë që të mos klikoni në të. Në vend të kësaj, ju rekomandojmë që ta ndaloni dhe ristartoni web shfletuesin tuaj.” Mashtruesit e tillë përdorin këtë dhe shumë taktika të tjera për të mashtruar viktimat e mundshme.

Programi i rrejshëm antivirus një problem i dalë në shesh
Produktet e Rogue antivirus janë ndër instrumentet e fundit phishing që shfaqen dhe shumica e tyre janë pothuajse të besueshëm. Duke vendosur emra si Antivirus 2009, Antivirmin 2009 dhe AntiSpyware 2009, ato kanë paraqitje të ngjashme me ato të antiviruseve të vërtetë. Disa produkte të Rogue antivirus posedojnë edhe fjalët kyçe në makinat e kërkimit dhe citojnë rishikime të rreme që i rekomandojnë ato (shiko find.pcworld.com/63915 për një të tillë që kam shkruar).
Produkti i Rogue antivirus, që ishte shfaqur në faqen e New York Times, instalon malware dhe nëse ekzekutohet, ngadalëson rregullimet e sigurisë në Internet Explorer, rrezikon skedarët e ekzekutueshëm dhe ndryshon regjistrat e sistemit. Veprime të tilla që paraqesin malware janë të shpeshta. Aplikacionet e vërteta të sigurisë e kanë ditur këtë, gjithashtu, shitësit e antiviruseve legjitim, si AVG, Comondo, Kaspersky, McAfee, Microsoft, Nod32 dhe Sophos, e kanë zbuluar këtë pjesë të malware vetëm brenda disa orësh.

Gënjeshtrat e shërbimit të konsumatorëve
Një mënyrë tjetër e avancuar e phishing është edhe luhatja në një mashtrim të vjetër: një porosi e personalizuar nga banka, që përmban opsionin e rremë të bisedës online.
Në këtë sulm “chat-in-the-middle” sa më shpejt që viktima vendos emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin në faqen e caktuar online, shfaqet një dritare bisede dhe mashtruesi paraqitet si përfaqësues i shërbimit të konsumatorëve dhe kërkon informacione personale shtesë për të konfirmuar identitetin e pronarit të llogarisë. Duke i ofruar këto detaje, viktima i jep mashtruesit të dhëna shumë të rëndësishme.

Lajmet e fundit>