Softuer

Mass Effect 2 do të ofrohet me dy disqe

Dec 6 2009
0 Shpërndarje
Mass Effect 2 do të ofrohet me dy disqe

Gjersa kjo nuk do të ketë dallime të mëdha për versionin e PC-së (përveç se do të zë më shumë hapësirë në disk), që do të ketë thjeshtë një instalim me dy disqe në vend të asaj me një, pronarët e Xbox 360 do të duhet të përjetojnë ndërrimin e disqeve gjatë luajtjes. Por Chris Priestly, Koordinator i Komunitetit për BioWare, siguron se lojërat për Xbox 360 nuk do të sjellin telashe.

“Megjithëse do të duhet të ndërroni diskun, kjo do t’ju ndodh në vende të planifikuara me kujdes gjatë lojës (pra nuk do të ketë pengesa gjatë luajtjes) dhe ndërrimi kryhet vetëm një herë”, shkruan Priestly në forumet e Mass Effect 2. “Ju nuk duhet të ndërroni disqet para dhe prapa. 1 ndërrim dhe çdo gjë u krye”.

Një disk i tretë do të përfshihet për Collector’s Edition që do të përmbajë pamje nga “krijimi i lojës”, dhe informata  tjera shtesë. Dhe siç racionalizon Priestly, dy disqe janë më mirë se një për shkak se “nuk mund të fusësh në një disk të vetëm diçka kaq të mrekullueshme”.

Lajmet e fundit>