Harduer

Mastercard prezantoi kartën e parë të kreditit me skaner të shenjave të gishtërinjve

Apr 20 2017
0 Shpërndarje
Hulumtuesi i sigurisë pranë Berlin Security tha se "e gjitha që më duhet është një xham apo një sipërfaqe e lëmuar e prekur më parë nga përdoruesi." Mastercard prezantoi kartën e parë të kreditit me skaner të shenjave të gishtërinjve Photo Source: Getty Images

Një kartë krediti me skaner të shenjave të gishtërinjve u prezantua ditën e djeshme nga Mastercard.

Ky lançim vjen pas dy testimesh të suksesshme në Afrikën e Jugut. Teknologjia funksionon njëlloj siç bëni blerje përmes telefonit: përdoruesit duhet të vendosin gishtin mbi sensorin gjatë një blerjeje.

Por disa ekspertë sigurie thonë se shenjat e gishtërinjve mund të mos jenë aq të sigurta dhe kemi të bëjmë me një shpërdorim të teknologjisë biometrike në rastin konkret. Pse? Sepse këto sensorë mund të mashtrohen lehtësisht.

Hulumtuesi i sigurisë pranë Berlin Security tha se “e gjitha që më duhet është një xham apo një sipërfaqe e lëmuar e prekur më parë nga përdoruesi.”

Nëse informacioni vidhet, përdoruesit i ngelen vetëm 9 ndryshime të mundshme të shenjës së gishtit. Megjithatë ai beson se kjo teknologji është më e mira që kemi sot në aspektin e sigurisë.

Ai arsyeton se PIN është një nivel më i ulët sigurie sesa skanerat. Kartat e reja të Mastercard janë të parat që përmbajnë një shembull dixhital të shenjës së gishtit dhe një sensor i cili mund të shfrytëzohet në një pikë shitjeje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>