Blog

Mastercard do të adoptojë transaksionet Bitcoin me karta krediti

Jul 19 2018
0 Shpërndarje
Kriptomonedhat si Bitcoin janë një alternativë e parave konvencionale si paundi Britanik, dollari Amerikan apo euro Evropiane. Mastercard do të adoptojë transaksionet Bitcoin me karta krediti

Të paguash me bitcoin në jetën e përditshme është një hap më afër realitetit pasi MasterCard fitoi një patentë që mundëson transaksionet e kriptomonedhave me karta krediti.

Kjo është patenta e parë e këtij lloji.

Mastercard tashmë ka mundësinë të ofrojë një llogari të re përdoruesish që mund të kryejnë transaksione në kriptomonedha por të lidhura ngushtë me monedhat prej letre.

Kriptomonedhat si Bitcoin janë një alternativë e parave konvencionale si paundi Britanik, dollari Amerikan apo euro Evropiane.

Ato nuk mbështeten në një bankë qendrore. Përkundrazi pagesat përpunohen nga disa teknike të sofistikuara enkriptimi.

Teknologjia që i mundëson ato quhet blockchain, një regjistër dixhital i hostuar në një rrjet kompjuterike që së bashku verifikojnë transaksionet.

Bitcoin është monedha më popullore në botë dhe debutoi në 2009-ën.

Dokumenti i aplikimit të Mastercard daton që nga 2015-ta ku kompani vinte theksin tek rritja e përdorimit të kriptomonedhave.

Por Mastercard thoshte se ekzistojnë disa disavantazhe me monedha kriptografike. Transaksionet në bitcoin kërkojnë deri në 10 minuta për tu realizuar ndërsa paratë tradicionale vetëm pak sekonda.

Ndërsa patenta e Mastercard reflekton besimin në rritje ndaj monedhave kriptografike, kompania pranon se ato mund të jenë të vështira për tu adoptuar dhe madje kuptuar nga konsumatorët. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>