Biznes

Mastercard është e gatshme tu ndaloj shërbimet e tyre faqeve pirate

Dec 17 2010
0 Shpërndarje
Mastercard është e gatshme tu ndaloj shërbimet e tyre faqeve pirate

Punonjës të MasterCard u kanë treguar grupeve të tregtisë të sektorit të argëtimit që kompania e kartave të kreditit është mbeshtetëse e madhe e “The Combating Online Infringement and Counterfeits Act.” Ky është një amendament i prezantuar në Shtator, në Senatin Amerikan për kauzën e kundra piraterisë .

Ky amendament mund të autorizojë Departamentin e Drejtësisë që të mbyll domeinët e Web faqeve në SH.B.A. që gjykohen se kanë përmbajtje pirate në to. Ky department do të ketë dhe aftësinë të detyrojë ISP, procesuesit e pagesave dhe rrjetet e reklamave online në SH.B.A. të mos bëjnë më tregti me faqe pirate në territorin e saj apo edhe jashtë SH.B.A. Kundërshtuesit e këtij ligji shprehen se ai do tu heq fuqinë dhe do të nxis censurën për qytetarët. Përfaqsuesit e MasterCard, Visa apo American Express nuk u shprehën dhe nuk u kthyen përgjigje kërkesave për intervistë.

Kur iu kërkua të shpreheshin për mardhëniet dhe bisedat midis MasterCard dhe sektorit të argëtimit, grupi i tregtisë për industrinë e muskiës (Recording Industry Association of America), lëshoi një deklaratë nga Mitch Glazier, zëvendës presidenti ekzekutivë i mardhënieve midis industisë dhe shtetit.

“MasterCard në veçanti meriton lëvdata për qasjen e tyre aktive ndaj denoncimit të Web faqeve mashtruese që tallen me kosumatorët” tha ai.  “Ata na kanë kontaktuar ne, dhe të tjerë në komunitetin e argëtimit për të krijuar atë që ne e mendojmë si një partneritet produktiv dhe effektiv” mbylli fjalimin Glaizer.

Strategjitë e studiove të Hollywood po e ndryshojnë strategjinë nga hedhja në gjyq e Web faqeve të ndryshme në prerjen e burimeve të të ardhurave për këto të fundit. Hapa të rendësishëm po bëhën për kundrejt luftimit të piraterisë në rrjet. Google së fundmi i është bashkuar luftës duke premtuar se do të mbaj larg AdSense këto faqe të dyshimta. Piraterisë elekronike po i mbyllen dyert me të cilat ajo mund të gjenerohjë të ardhura, të shohim se sa do të funksionoj kjo taktikë! /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>