Softuer

Max Payne do të debutojë në platformat mobile

Sep 12 2011
0 Shpërndarje
Max Payne do të debutojë në platformat mobile

 

Lajmin në lidhje me këtë e bëri të ditur vet publikuesi i Max Payne i cili shtoi se loja në HD do të paraqitet për disa pajisje të ndryshme mobile gjatë veshës dhe do të ofroj një set të plot të kontrolleve të ndryshëm si dhe veçori të Rockstar Games Social Club.

Titulli i parë origjinal Max Payne u paraqit në treg në vitin 2001 dhe atë në zhanrin Third-Person Shooter duke ofruar një mekanizëm të luajtjes të quajtur “bullet time”, që ngadalësonte kohën dhe i mundësonte lojtarit të kërruset dhe të gjuaj drejt armiqve në shpejtësi të plotë. Loja vihet në tregimin e një polici të fshehtë të Nju Jorkut, fëmija dhe gruaja e të cilit vriten në mënyrë brutale. Në majë të kësaj, Payne akuzohet se ka vrarë një polic kolegë të tij dhe bëhet subjekt i një ndjekjeje masive nga policia, mafia dhe një organizatë tjetër kriminale.

Dy titujt e parë janë zhvilluar nga Remedy Entertainment, që prej asaj kohe ka kaluar në Xbox 360 për të zhvilluar Alan Wake. Max Payne  është zhvilluar nga Rockstar Vancouver, që është një studio e mirënjohur për tituj të ndryshëm argëtues. /pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>