Softuer

Max Payne 3 do të vonohet deri në fund të vitit 2010

Dec 9 2009
0 Shpërndarje
Max Payne 3 do të vonohet deri në fund të vitit 2010

Raporte të mëhershme theksonin se loja do të lëshohet në dimër të vitit 2009, por më vonë kompania lajmëroi se Max Payne 3 dhe disa lojëra tjera të kësaj kompanie do të shtyhen deri në vitin 2010.

Tani Take-Two Interactive Software, në Përditësimin e saj Financiar, ka ofruar parashikimet e saja fiskale për vitin 2010, dhe ka shpalosur se lëshimi i Max Payne 3 do të shtyhet edhe më tej. “Max Payne 3 tani planifikohet që të paraqitet gjatë çerekut të katërt të vitit fiskal 2010” tha kompania në një deklaratë.

Max Payne 3 ka një ngjarje që dallon prej dy pjesëve të më hershme dhe tani veçohet me një Max Payne tullac dhe më të zhvilluar, në Brazil. Loja do të paraqitet për PC, Xbox 360 dhe PS3, dhe është në zhvillim me Rockstar games’ Vancouver Studio, që dallon prej dy titujve të mëhershme, të cilat ishin dizajnuar nga studio Finlandeze, Remedy Entertainment.

Lajmet e fundit>