Lajmet

Maxis konfirmon dy tituj të rinj

May 13 2009
0 Shpërndarje
Maxis konfirmon dy tituj të rinj

Maxis, një studio nga Electronic Arts, ka konfirmuar paraqitjen e Spore Hero dhe Spore Hero Arena, në vjeshtë të këtij viti. Titujt e rinj do të jenë të gatshme për platformat Nintendo Wii dhe DS.
Sipas Maxis, Spore Hero do t’iu mundësojë lojtarëve të krijojnë heroin e tyre, menjëherë pasi të zbarkojnë në një detyrë epike për të shpëtuar planetin e tyre nga shkatërrimi. Loja veçohet me beteja të nxehta, gjëgjëza kurioze dhe aftësi për të mbledhur më shumë se 250 pjesë.
Ngjashëm, Spore Hero Arena i ofron lojtarëve mundësinë për të ndërtuar një gladiator të veçantë dhe të luftojnë beteja të rrezikshme në planete të ndryshme. Loja Multiplayer gjithashtu shtynë lojtarët të përfundojnë misione speciale gjersa mbledhin pjesë të reja dhe fitojnë aftësi unike.
“Kur për herë të parë Maxis konsideroi sjelljen e Spore në konzola, platformat Nintendo kërcyen si më të përshtatshmet për këtë gjë. Qoftë aksioni i drejtuar nga stylusi i Nintendo DS apo kontrollerët argëtues të Wii, audienca masive e Nintendo është shtëpia ideale për Spore Hero dhe Spore Hero Arena” tha zëvendës presidentja dhe menaxherja gjenerale e Maxis, Lucy Brandshaw. “Adhuruesit e Nintendo do të dashurojnë humorin, mundësinë për të krijuar heroin e tyre, stilin argëtues të luajtjes dhe linjat e shkëlqyera të ngjarjes, që po i krijojmë për këto dy lojëra”.
Titulli origjinal i Spore, i lëshuar në shtator të vitit 2008, ishte dizajnuar nga Will Wright dhe zhvilluar nga Maxis. Në Spore, lojtarët kontrollojnë zhvillimin e një specie prej origjinave më të para si organizëm mikroskopik e deri tek evolucioni i saj përtej gjithësisë.
 

 

Lajmet e fundit>