Harduer

MB Chronowin, ora inteligjente e kompanisë HP me një pamje klasike

Nov 2 2014
0 Shpërndarje
MB Chronowin, ora inteligjente e kompanisë HP me një pamje klasike

gsmarena_001 (1)Tregu i orëve inteligjente është një ndër shënjestrat kryesore të kompanisë teknologjike HP. Ndryshe nga kompania e tjera, HP nuk krijoi një orë inteligjente me një platformë të pasur me shumë aplikacioni, por një orë me pamje klasike dhe rezistencë të lartë. Kjo orë u realizuar në partneritet me kompaninë Michael Bastian.

Modeli bazë i orës ka një kasë të pandryshkshëm çeliku prej 44mm, 3 rripa të ndryshueshëm, certifikatë për rezistencë ndaj ujit deri në 50 m si dhe ka një bateri e cila zgjat deri në një javë. Rripat e orës, të cilat janë të përfshira në kutinë e orës janë në ngjyrë të kaftë prej lëkure, ngjyrë ulliri prej najloni dhe të zezë prej gome. Emri i kësaj ore është MB Chronowing.

Orë MB Cronowing ka edhe disa njësi të limituara speciale, të cilat kanë rripa prej lëkure aligatori dhe xham prej safiri dhe piktura PVD. Disa nga veprimet kryesore që mund të bëjë kjo orë është lidhja me anë të Bluetooth me një telefon inteligjent iPhone dhe Android, mund të tregojë tekste dhe mesazhe, evente të kalendarit, kontrollojë muzikë , të tregojë rezultatet e ndeshjeve si dhe të tregojë çmimet në kohë reale të tregut stock.

Ora MB Chronowin do të jetë e gatshme për shitje në dyqanet Gilt, shitjet do të fillojnë më 7 nëntor me një çmim prej 350 dollarësh. Edicionet e limituara do të shiten për 650 dollarë, pasi vetëm 300 prej tyre do të krijohen gjithsej. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>