Biznes

Mbahet “Business Tuesday” i parë në Kosovë

Jan 24 2012
0 Shpërndarje
Mbahet “Business Tuesday” i parë në Kosovë

Ngjarja e ditës së sotme është organizuar nga Innovation Centre Kosovo në bashkëpunim me USIAD, dhe ka pasur fokusim të veçantë në trajnimin e organizuar mes tyre për programim praktik në kuadër të platformës numër një në botë Android. Trajnimi që zgjati për më shumë se një muaj e gjysmë, sipas njoftimit është mbështetur edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë. 

Android aktualisht është lider në sistemet operative për shumë prodhues të telefonave mobil, si Samsung, HTC, LG, etj, ndërsa programimi i telefonave dhe tabletëve është një treg me zhvillim të hovshëm dhe me potencial të shkëlqyeshëm për krijimin e vendeve të punës dhe për ofrimin e shërbimeve në distancë. 

Trajnimi u ofrua në bashkëpunim me investitorin e jashtëm në Kosovë, kompaninë zhvilluese të mobilave, Springs, e cila tashmë i ka ofruar punë katër prej të trajnuarve. Ky trajnim praktik ju ofroi zhvilluesve kosovarë mundësinë për të prodhuar aplikacione reale për mobilë, të cilat tashmë janë në përdorim në Holandë. Këto aplikacione shërbejnë për qëllime të ndryshme, duke filluar prej zgjedhjes së verërave deri në applikacione për parandalimin e krimit. 

Trajnimi u inicua nga Programi i USAID-it për Ndërmarrje Private në Kosovë dhe u implementua përmes Innovation Center Kosovo. Shpenzimet e trajnimit u mbuluan nga USAID-i dhe Ministria e Norvegjisë për Punë të Jashtme. Innovation Center Kosovo bëri shpërndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit në një ceremoni ku morën pjesë Ambasadori i Norvegjisë për Kosovë, si dhe Zëvendës Drejtori i Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.  

Gjatë “Business Tuesday”, u demonstruan aplikacionet dhe rezultatet e arritura gjatë trajimit dhe u theksua se pesë prej pjesëmarrësve kanë fituar një vend të ri pune në kuadër të kompanisë së njohur për zhvillim të aplikacioneve SPRIGS, ndërsa vet Joan De Boer, shefi ekzekutiv i kompanisë që është me qendër në Amsterdam dhe Prishtinë, është shprehur shumë i kënaqur me rezultatet dhe me mundësinë për të përfituar staf të ri dhe professional për avancimin e mëtutjeshëm të kompanisë së tij.

Në pjesën e dytë u demonstrua edhe një aplikacion i krijuar nga Ilir Morina, gjithashtu pjesëmarrës në trajnim (për të mund të lexoni më shumë në këtë analizë), ndërsa më pas foli edhe Milot Shala në lidhje me potencialin për të bërë biznes me këtë platformë, i cili në fakt është edhe një prej kuadrove më profesionale në fushën e programimit në Kosovë, që momentalisht punon për kompaninë ndërkombëtare Poken dhe gjithashtu ishte trajner i këtyre kandidatëve të rinj. 

Në anën tjetër pas paralajmërimit për eventin e radhës Business Tuesday, që do të mbahet në njërën të martë të muajit të ardhshëm, pëfaqësues të Innovation Centre Kosovo gjithashtu njoftuan se kanë publikuar “Thirrjen e Hapur” për ide, përmes së cilës u bënë thirrje të gjithë ndëmarrësve të rinj që kanë ide për biznes të aplikojnë për tu bërë pjesë e një mjedisi modern për biznes që ofrohet nga kjo qendër.

Lajmet e fundit>