Mbahet eventi i tretë i Startup Grind Tirana

Nov 14 2014
0 Shpërndarje
Mbahet eventi i tretë i Startup Grind Tirana

startup gridAshtu sikurse ishte lajmëruar nga PCWorld Albanian disa ditë më parë, më 13 nëntor u organizua eventi i tretë i radhës i Startup Grind Tirana, i cili mundësohet nga Google for Entreprenuers. Ky ishte një event tepër i veçantë që u organizua pranë qendrës Protik, ku i ftuari Alejtin Berisha tregoi një pjesë të eksperiencës së tij personale si dhe dha disa këshilla për sipërmarrësit e rinj.

10383963_10152898160389903_875068383513202798_n Alejtin Berisha, një adhurues i teknologjisë dhe sipërmarrës shumë i suksesshëm, tregoi se si arriti të krijonte platformën IziSurvey.com, në bashkëpunim me kolegë të tjerë, ide e cila kishte lindur si një zgjidhje më efektive për mbledhjen e të dhënave në terren nga akademikët. Kjo platformë ndihmon mbledhjen dhe hedhjen e saktë të të dhënave, në kohën, vendin dhe mënyrën e duhur. Pas testimit dhe feedback-eve të versioneve fillestarë, IziSurvey është lançuar fillimisht më 9 janar 2014 dhe ka seli qendrore në Detroit; Michigan, si dhe një zyrë në Prishtinë. Që nga lançimi i saj, ajo zuri faqet e para të 158 mediave botërore si Yahoo News, Routers, Boston Globe etj.

Sipas Berishës, çelësi drejt këtij suksesi ishte mënyra e shkrimit të komunikatës për shtyp, ku fokusi u vendos mbi akademikët me anë të Academics Launch New DIY Platform. Nga ana tjetër një rëndësi të veçantë kishte dhe një kompani për shpërndarje të cilën e paguan me një shume simbolike 450 dollarë. Problemi kryesor që ky start-up hasi ishte promovimi i gabuar, më saktë mungesa e ofrimit të një triali. IziSurvey duhej shkarkuar që të provohej funksionaliteti i tij. Kompanitë kryesore rivale të këtij start-upi janë SurveyMonkey dhe Qualtrics. Megjithatë SurveyMonkey punon më tepër me individë ndryshe nga IziSurvey dhe Qualtrics të cilët merren më shumë me akademikë, siç u përmend më lart.

Nga ana tjetër Survey Monkey punon vetëm online, ndërsa Qualtrics përdoret dhe offline, sikurse IziSurvey. Gjatë eventit Alejtin Berisha dha dhe disa këshilla për të çuar një startup përpara. Kryesorja sipas tij ishte të pyesin veten për momentin e nisjes dhe pritshmëritë për të ardhmen e startupit tuaj. Në të vërtetë duhet të mendojmë për 7 miliard njerëz që mund të jenë klientë, por ata duhet të mendohen dhe si konkurrentë.

10676152_10152898160684903_5671077616915641592_nPrandaj ai këshilloi dhënien e mundësisë globale startupit tuaj, si mundësinë e investitorëve të huaj. Këtë ai e sugjeroi si një pikë kyçe drejt suksesit. Investitorët e jashtëm përdoren për të ofruar rrjet, përvojë dhe mentorim. Gjithashtu, duhet të jeni dorëlëshuar dhe të mos i shisni idetë tuaj shumë shtrenjtë. Pyetjes së PCWorld Albanian në lidhje me synimin që kërkohet të arrihet në këtë 10-vjeçar nga Berisha, ai ju përgjigj se do të dëshironte të punonte me sipërmarrës të ndryshëm për të kuptuar ekosistemin e sipërmarrësve në vende të ndryshme të botës, dhe pse baza në princip është Kosova dhe Shqipëria. “Bëhu emri i preferuar i klientëve!”-theksoi Alejtin Berisha. (PCWorld Albanain)

 

Lajmet e fundit>