Lajmet

Mbahet në Stamboll konferenca e 9-të ndërkombëtare e rregullatorëve të komunikimeve elektronike

May 30 2014
0 Shpërndarje
Mbahet në Stamboll konferenca e 9-të ndërkombëtare e rregullatorëve të komunikimeve elektronike

Konferenca-e-9-290514Në Stamboll të Turqisë, në datat 29-30 maj, u zhvillua konferenca e 9-të ndërkombëtare e rregullatorëve të komunikimeve elektronike. Tema e konferencës ishte: “Ndikimi i teknologjive të reja dhe inovacionit në rregullim”. Ky organizim është i përvitshëm, i cili mbledh së bashku krerët e autoriteteve rregullatore të rajonit dhe botës, me qëllim sigurimin e një mjedisi informues në funksion të shkëmbimit të eksperiencave dhe hedhjes së ideve të reja rregullatore për nxitjen e investimeve në kuadër të neutralitetit teknologjik dhe inovacionit të pandalshëm. Kryetari i AKEP, Pirro Xhixho mbajti fjalën e tij në këtë konferencë duke prezantuar temën: “Rrjetet e gjeneratës së ardhshme dhe sfidat rregullatore”.

Një rrjet i gjeneratës së ardhshme (Next Generation Network, NGN) është një rrjet i bazuar në paketa, i aftë për të kryer shërbime duke përfshirë shërbimet e Telekomunikacionit, në gjendje të përdorë transmetime broadband të shumëfishta, dhe teknologjitë transportuese QoS-enabled, ku funksionet e lidhura me shërbimet janë të pavarura nga teknologjitë transportuese themelore. Ky rrjet është trupi i çelësit të ndryshimeve arkitekturore në core (thelbin) të telekomunikacionit dhe rrjeteve të aksesit. Rrjeti i gjeneratës së ardhshme nuk është gjë tjetër veçse një rrjet që transporton të gjithë informacionet dhe shërbimet (zërin, të dhënat, dhe të gjithë llojet e medias si video) duke i enkapsuluar në paketa, të ngjashme me ato të internetit.

UntitledPse duhet ta përdorim rrjetin e gjeneratës sëardhshme?

Arsyet e listuara dhe të referuara në konferencë nga Xhixho ishin:

Ulja e trafikut zanor krahasuar me tipet e tjera të informacionit.

Kosto më të ulëta për shkak të teknologjisë së avancuar lidhur me paketat.

Reduktim të kostove të menaxhimit dhe mirëmbajtjes së rrjeteve, duke bërë të mundur reduktimin e rrjeteve paralele.

Pritshmëri për reduktim të përdorimit të pajisjeve që do të përdoren, për shkak tëpërqendrimit të gjithë llojeve të trafikut në një “shtyllë” të vetme, me nyje aksesi universale;

Pritshmëri për fleksibilitet ndaj ndryshimeve që mund të ndodhin në rrjet apo premtimeve ndaj abonentëve.

Platformat e integruara të IP-ve do të mund të mbështesin shërbime konvergjente, si p.sh. “click – to- call” nga PC-të, duke siguruar burime shtesë të ardhurash për operatorët e Telekomunikimit.

Xhixho përmendi në prezantimin e tij që ALBtelecom, operatori i telefonisë fikse dhe celulare në Shqipëri ka implementuar plotësisht rrjetin e gjeneratës së ardhshme. Ky implementim u finalizuar në fillim të vitit 2013. I gjithë trafiku i të dhënave transportohet nëpërmjet IP-ve kryesore të rrjetit.

Problemi që lind nga e gjitha kjo është që rregullorja, procedurat apo politikat nuk janë të përditësuara në lidhje me rrjetin e gjeneratës sëardhshme, rrjedhimisht nuk njihet ndryshimi ndërmjet të rregulluarit të një rrjeti të gjeneratës së ardhshme (NGN) dhe të një PSTN-je tradicionale. AKEP është në fazat e para të ndryshimit të rregullores. Rrjeti i gjeneratës së ardhshme, nuk është thjesht një teknologji, është diçka më e gjerë. Rrjeti i gjeneratës së ardhshme është një koncept. (PCWorld Albanian)

Tags >

akep
Lajmet e fundit>