Lajmet

Mbahet në Tiranë konferenca Tech4Good kushtuar donacioneve softuerike për organizatat jofitimprurëse

Mar 6 2017
0 Shpërndarje
Më 7 Mars Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me zyrën lokale të Microsoft në Shqipëri, organizojnë ditën e Microsoft-it kushtuar sektorit qytetar – "Teknologjia Cloud ndihmon shoqëritë". Mbahet në Tiranë konferenca Tech4Good kushtuar donacioneve softuerike për organizatat jofitimprurëse

Konferenca e cila organizohet në ambientet e Oficina pranë Institutit Harry Fultz në Tiranë hapet në ora 10:00.

Kjo konferencë vjen në mbështetje të përfaqësuesve të sektorit qytetar të cilët do të informohen më tepër rreth donacioneve softuerike dhe konkretisht donacionit në vlerë prej 5,000 dollarëve në platformën Microsoft Azure.

Kjo mbështetje është pjesë e programit të Microsoft në përkrahje të sektorit qytetar në Shqipëri dhe Ballkan dhe zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis, nëpërmjet platformës ТеchSoup Balkans.

Temë kryesore e saj do të jenë Microsoft Azure, Office 365, Përvojat e OJF me Microsoft, Prezantimi i TechSoup Balkans dhe një sesion Pyetje dhe Diskutim. Teknologjia nuk është më sfidë për asnjë organizatë me ndihmën e TechSoup Balkans.

Kjo konferencë ju fton të dëgjoni risitë më të fundit të cilat i ofron platforma Microsoft Office 365 e cila mund të përfitohet falas si dhe kushtet që OJF-të duhet të plotësojnë që të përfitojnë donacion të Microsoft Azure në vlerë prej 5,000 dollarësh.

Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë, një formular online pjesëmarrjeje është në dispozicion i hapur deri më datën 6 Mars në ora 14:00.

Gjithashtu mund të ndiqni zhvillimet më të fundit në median sociale përmes hashtagut #Tech4Good.

Axhenda e konferencës si mëposhtë:

10:00 – 10:15 – Hapja e Konferencës
10:15 – 10:45 – Donacion të Microsoft Azure për çdo organizatë në vlerë prej $5000; Risitë e fundit në Microsoft Office 365, mundësi për çdo organizatë
10:45 – 10:55 – Pyetje dhe diskutim
10:55 – 11:35 – Përvojat e OJF me teknologjitë e Microsoft
11:35 – 11:45 – Pyetje dhe diskutim
11:45 – 12:30 – Prezantim i platformës për donacione softuerike TechSoup Balkans
12:30 – 13:00 – Përfundime nga konferenca dhe diskutim
13:00 – 14:00 – Dreka

Lajmet e fundit>