Lajmet

Mbahet sot në Prishtinë aktiviteti për siguri Kibernetike, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, “CERT Awards Kosova & Albania”

Jul 15 2017
0 Shpërndarje
UBT-CERT në bashkëpunim me ICTSmedia, Sentry dhe AKCESK ka organizuar këtë garë kibernetike. Mbahet sot në Prishtinë aktiviteti për siguri Kibernetike, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, “CERT Awards Kosova & Albania” Photo Source: UBT

UBT është i vetmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë i cili njihet ndërkombëtarisht me divizionin CERT. UBT-CERT në bashkëpunim me ICTSmedia, Sentry dhe AKCESK ka organizuar këtë garë kibernetike.

Po mbahet sot në Prishtinë gara e shumëpritur kibernetike “CERT Awards Kosova & Albania” me pjesëmarrjen e hakerave nga i gjithë vendi.

Hapjen e këtij aktiviteti e bëri Menaxheri i UBT-CERT-it, Atdhe Buja me pas duke vazhduar me një fjalë përshëndetëse Drinori dhe sqarimi teknik nga Kujtimi e Roberti nga Sentry.

Ky aktivitet një ditor do të mbahet në Prishtinë në datën 15 Korrik nën kujdesin e UBT-CERT dhe ekipit organizativ me partnerët.

Dita e sotme do të shënojë sfidën e vërtetë ku nga ora 10:00 deri në orën 16:00 studentët të rinjt do të testojnë infrastuktura të ndryshme.

Shpallja e rezultateve do të bëhet ne një njoftim të mëvonshëm, në ceremoni me pjesëmarrjen e Rektorit të Universitetit për Biznes dhe Teknologji, njëkohësisht fitues i Çmimit Akademiku i Vitit në edicionin e katërt të Albanian ICT Awards, prof dr Edmond Hajrizi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>