Lajmet

Mbërrijnë Facebook Stories për faqet e rrjetit social

Oct 13 2017
0 Shpërndarje
Historitë do të zhduken pas 24 orësh siç ndodh në Instagram dhe Snapchat. Ata që pritet të përfitojnë më së shumti janë publikuesit e lajmeve dhe personalitetet. Mbërrijnë Facebook Stories për faqet e rrjetit social

Askush nuk po poston histori në Facebook. Mbase mjafton në Snapchat dhe Instagram e implementimi në rrjetin social më të madh në botë mund të kenë qenë diçka e tepruar.

Adoptimi i ngadaltë i tyre është një argument i fortë se përdoruesit mjafton me historitë në Snapchat dhe Instagram të cilët kanë parë një popullaritet vazhdimisht në rritje.

Sot rrjeti social tha për TechCrunch se historitë do të jenë të disponueshme për të gjitha faqet duke filluar nga muajin e ardhshëm ku përfshihen markat, publikuesit e lajmeve, atletë, organizatat jofitimprurëse, personalitete etj.

Për implementimin e historive në faqen e Facebook, rrjeti social tha se u inkurajua nga përdorimi i lartë i tyre në mesin e figurave dhe markave të modës në Instagram.

Historitë e faqeve do të shfaqen në po të njëjtin vend ku shfaqen historitë e miqve. Administratorët mund të krijojnë një histori duke klikuar butonin “Create Story” ndërsa janë në faqen e tyre.

Historitë do të zhduken pas 24 orësh siç ndodh në Instagram dhe Snapchat. Ata që pritet të përfitojnë më së shumti janë publikuesit e lajmeve dhe personalitetet.

Rrjeti social ende nuk ka ofruar të dhëna të përdorimit të historive të Facebook pavarësisht se Instagram kishte 100 milion përdorues në vetëm dy muaj nga debutimi ndërsa sot së bashku me WhatsApp kanë 250 milion.

Snapchat, pioneri i historive, ka vetëm 173 milion përdorues aktivë në ditë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>