Lajmet

Mbërrin aplikacioni Google Calendar në iOS

Mar 11 2015
0 Shpërndarje
Mbërrin aplikacioni Google Calendar në iOS

2015-03-10_1026Google së fundmi ka lançuar versionin e ridizenjuar të aplikacionit Calendar për iPhone. Ky aplikacion i ri, i cili ndjek gjurmët e ndërfaqes Material Design të kompanisë, përfshin të gjitha karakteristikat që Google zbuloi gjatë lançimit të versionit për Android të aplikacionit Calendar. Ndër këto karakteristika renditet dhe shfaqja automatike e axhendës nga llogaria në Gmail. Kjo do të thotë që Google me lejen tuaj do të skanojë emailet që vijnë në postën tuaj elektronike duke kërkuar për udhëtime të ardhshme, takime, evente, rezervime hotelesh etj. Këto të fundit do ti shtohen aplikacionit Calendar shoqëruar nga një informacion i shkurtër.

calendar_familyGjithashtu dicka e re në këtë aplikacion është funksionaliteti Assists, me anë të cilit Google do t’ju sugjerojë në momentin që ju filloni të shkruani një emër apo një vend. Karakteristika më e rëndësishme e shtuar, përveç dizajnit të ri, është Schedule View e cila është e ndërtuar në formën e një axhende ku përdoruesi mund të shohë të gjithë programin e tij të ditëve në vazhdim. Por tanimë përvec shfaqjes së programit, Google i shoqëron takimet apo eventet me imazhe dhe foto. Shkruani se jeni duke shkuar në New York dhe aplikacioni automatikisht do të vendosë në sfond një panoramë të New York. Nuk është diçka aq e dobishme por është tepër argëtuese. Ky version është tashmë i disponueshëm për tu shkarkuar në App Store ndërkohë që Google akoma nuk ka deklaruar se kur do të vijë aplikacioni Calendar për iPad. (PCWorld Albanian)

Tags >

GoogleiOS
Lajmet e fundit>