Lajmet

Mbërrin Chrome 68, makthi i faqeve me HTTP

Jul 26 2018
0 Shpërndarje
Sot kompania bëri të ditur se duke filluar nga Tetori, faqet HTTPS nuk do të etiketohen si të sigurta ndërsa faqet HTTP do të etiketohen të pasigurta. Mbërrin Chrome 68, makthi i faqeve me HTTP

Google lançoi zyrtarisht ditën e sotme versionin 68 të shfletuesit Chrome duke formalizuar planet për etiketimin e të gjitha faqeve pa HTTPS si të pasigurta.

Kjo lëvizje vjen dy vite pasi Chrome nisi të promovonte faqet e enkriptuara me protokollin HTTPS.

Në të kaluarën shfletuesit etiketonte vetëm faqet HTTP që i konsideronte si kritike, prej atyre që kërkonin të dhënat bankare dhe personale.

Sot kompania bëri të ditur se duke filluar nga Tetori, faqet HTTPS nuk do të etiketohen si të sigurta ndërsa faqet HTTP do të etiketohen të pasigurta.

Vendimi është vonuar sepse një numër i madh uebsajtesh ende përdorte HTTPS.

Sipas Google, 85% e trafikut në Android është i enkriptuar me HTTPS. Nga 100 faqet më të mëdha në botë, 83 kanë kaluar në HTTPS. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>