Harduer

Mbërrin Raspberry Pi 2, më i fuqishëm, më i shpejtë i cili kushton vetëm 35$

Feb 2 2015
0 Shpërndarje
Mbërrin Raspberry Pi 2, më i fuqishëm, më i shpejtë i cili kushton vetëm 35$

Pi2ModB1GB_23Prodhimi i një kompjuteri me kosto të ulët Raspberry Pi në vitin 2012 u kthye menjëherë në një fenomen. Dhe tani 3 vjet më vonë, Raspberry Pi rikthehet sërisht me versionin e dytë Raspberry Pi 2. Bëhet fjalë për një kompjuter të vogël, me kosto super të ulët që ka si qëllim të përdoret në projekte elektronike, eksperimentale dhe në mësimin e fëmijëve se si të programojnë.

Në krahasim me modelin e parë, ky kompjuter ka dy ndryshime të mëdha; proçesori i tij është shumë më i fuqishëm se i pari dhe ai përmban dy-fishin e RAM që përfshinte modeli paraardhës. Ajo që është më e rëndësishme është çmimi prej 35$ nuk ka ndryshuar.

Ekspertët e fushës e kanë cilësuar këtë kompjuter si një hap të madh në termat e fuqisë kompjuterike për përdoruesit. Kjo pajisje do të hapë rrugë të reja në fushën e teknologjisë dhe programimit.

Për të qënë më specifikë, Pi 2 përdor një proçesor quad core ARMv7 900MhZ, 1 GB RAM, 4 porta USB-je dhe një MicroSD. Fondacioni Raspberry Pi deklaron se niveli i performancës do të varet nga veprimet që ju jeni duke kryer në kompjuter por performanca është përmirsuar në tërësi.

Në veçanti fondacioni e sheh Raspberry Pi si tepër të rëndësishëm për aspiratat edukative. Padyshim që rritja e shpejtësisë dhe performancës do ti japë studentëve të programimit një eksperiencë më të mirë dhe pozitive. Dhe me një çmim kaq të ulët, Raspberry Pi 2 është kompjuteri perfekt për çdo student. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>