Lajmet

Mbërrin WordPress 3.5, i disponueshëm për shkarkim

Dec 13 2012
0 Shpërndarje
Mbërrin WordPress 3.5, i disponueshëm për shkarkim

Përdorues të WordPress, bëhuni gati: WordPress 3.5 është tashmë i gatshëm për shkarkim.

Ai ofron përveçse përmirësimeve edhe një sërë karakteristikash të reja. Ja disa prej elementëve të rinj më kryesorë:

* Një “Theme” e re e ashtuquajtur “Twenty Twelve“, e cila është e pastër dhe e shpejtë

* “Dashboard” mbështet tashmë HiDPI – ose ekranet Retina

* Përdoruesit mund të importojnë përmbajtje nga “from Tumblr

* Një “Media Manager” i riprojektuar që e bën më të lehtë shtimin dhe gjetjen e imazheve

* Suport për Instagram, SoundCloud dhe Slideshare. Mjafton të vendosni URL-në e një media dhe ajo do të bashkangjitet në postim

Në tetë vitet e fundit, WordPress është shndërruar nga një platformë blogjesh në një CRM që fuqizon rreth 17% të uebit.

Si rezultat i kësaj, skuadra zhvilluese në WordPress ka punuar fort për t’u siguruar që platforma të mund të mbështesë sa më shumë faqe të jashtme. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wordpress
Lajmet e fundit>