Lajmet

Mbërritën versionet paraprake të aplikacioneve universale të Word, Excel dhe PowerPoint për Windows 10

Feb 4 2015
0 Shpërndarje
Mbërritën versionet paraprake të aplikacioneve universale të Word, Excel dhe PowerPoint për Windows 10

microsoft-office-logo-feb-2015-100566096-large

Microsoft sapo ka lançuar aplikacionet universale të suitës së produktivitetit Office për Windows 10. Aktualisht kemi të bëjmë me versione paraprake të aplikacioneve. Lehtësisht mund ti shkarkoni në ndërtimin më të fundit të Windows 10 përmes dyqanit të aplikacioneve ku edhe ky i fundit është në fazën beta.

Kompania bëri të ditur se aplikacionet e reja Word, Excel, dhe PowerPoint janë ndërtuar për të funksionuar më së miri në paisjet elektronike me prekje si desktopët, laptopët dhe tabletët. Office për Windows është parashikuar në mbërrijë në versionin final nga fundi i këtij viti. Këto aplikacione do të ofrohen falas për tabletët me ekrane të vegjël dhe smartfonët që do të paisen me sistemin operativ Windows 10.

Paisjet e tjera, do të mund ti shkarkojnë këto aplikacione nga dyqani i aplikacioneve Windows Store. Siç mund ta dini, një aplikacion universal është i aftë të funksionojë në mes të një varietit platformash përfshi kompjuterat desktop, tabletët dhe telefonët.

Aplikacioni Word

Aplikacioni Word i përshtatur për ekranet me prekje sjell një sërë mundësish krijimi, editimi, rishikimi në kohë reale të dokumenteve. Përmes aplikacionit mund të ndani edhe punën në kohë reale me kompaninë apo miqtë tuaj. Ky version do të sjellë më afër burimet online si imazhet, referencat në ueb madje edhe saktësimin e termave.

Word_UI_1992x1172Aplikacioni Excel

Aplikacioni Excel ndërtuar për ekranet me prekje do ju ndihmojë të krijoni dhe përditësoni dokumentet, databazat, të analizoni të dhënat madje edhe ti ilustroni me figura. Kontrollerët me prekje janë funksionalë në përzgjedhjen e qelizave, formatimin e tabelave dhe menaxhimin e hapësirës së punës.

Excel_UI_900x530Aplikacioni PowerPoint

Aplikacioni PowerPoint i përshtatur për ekranet me prekje bën të mundur editimin dhe krijimin e prezantimeve nga kompjuteri, tableti, dhe laptopi juaj. Karakterstike e aplikacionit është një pamje e quajtur “Presenter” e cila shërben për përgatitjen, prezantimin madje edhe paisjen me shënime të slideve.

PowerPoint_UI_900x525Po aplikacioni Outlook për Windows 10 ?

Microsoft fillimisht detajoi këto aplikacione në datën 22 Janar duke premuar një version paraprak në javët në vazhdim. Tani për momentin kemi aplikacionet universale të Word, Excel dhe PowerPoint. Aplikacioni OneNote mbërriti me ndërtimin 9926 të Windows 10 nga fundi i muajit që lamë pas ndërsa aplikacioni Outlook mungon akoma.

Në datën 29 Janar, Microsoft lançoi aplikacionet Outlook për Android dhe iOS. Ekuivalenti për Windows 10 duket të jetë në punim e sipër akoma.

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>