Lajmet

Mbërriti edhe përditësimi i radhës për Vëzhgimin Tenik të Windows 10 për telefonët

Apr 11 2015
0 Shpërndarje
Mbërriti edhe përditësimi i radhës për Vëzhgimin Tenik të Windows 10 për telefonët

windows10phoneshandson13_1020.0.0Kanë kaluar pothuaje dy muaj që kur Microsoft publikoi ndërtimin e parë të Windows 10 për telefonët, dhe prodhuesi i softuerit solli ditën e sotme ndërtimin e radhës. Por ndërsa versioni i parë ishte i disponueshëm në vetëm disa modele të parametrave të ulët Lumia, ky përditësim sjell mbështetje për modelet si Lumia 1020, Lumia 920 dhe Lumia 1520. Por Microsoft nuk është akoma gati të ofrojë mbështetje për Lumia 930.

Në këtë ndërtim Microsoft po sjell aplikacione të reja të postës elektronike, kalendarit, thirrjeve, mesazheve, kontakteve dhe hartave. Së bashku me këto aplikacione do të vijë edhe shfletuesi Spartan që do të jetë pasardhësi i Internet Explorer.

Shfletuesi Spartan sjell një ndërfaqe të re dhe fushën e adresave në krye të ekranit. Siduket kjo ndërfaqe është ndërtuar mbi përshtypjet dhe prishmëritë e përdoruesit. Të paktën kështu thotë një menaxher i programi Spartan. Gjithësesi përditësimin e ri mund ta shkarkoni nga uebsiti i programit Microsoft Insider. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>