Harduer

Mbërriti Gionee M2017 me një bateri 7000mAh, 6GB RAM dhe procesor Snapdragon 653

Dec 28 2016
0 Shpërndarje
Mbërriti Gionee M2017 me një bateri 7000mAh, 6GB RAM dhe procesor Snapdragon 653

gionee-m2017-smartphoneSiç pritej, Gionee ka prezantuar Gionee M2017 sot në një eveniment zyrtar me një bateri me kapacitet 7000mAh.

Kompania filloi të ngacmonte konsumatorët pak ditë më përpara dhe kohët e fundit ka konfirmuar datën e evenimentit për pajisjen. Gionee M2017 ka një çmim rreth $1007 për 6GB RAM + 128 GB memorie të brendshme dhe një tjetër variant me 6GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme për $2446.

Pajisja tani është e gatshme për tu porositur dhe do të jetët e disponueshme për blerje duke filluar nga 6 janari në Kinë. Vjen në ngjyrë të zezë ose të artë. Pajisja gjithashtu vjen me një kamerë të dyfishtë prapa dhe gjithashtu ka një skaner të shenjave të gishtërinjve në butonin fizik “Home”.

Gionee M2017 vjen me një ekran QHD 5.7-inç AMOLED me rezolucion 2560×1440 piksel dhe fuqizohet nga një procesor Snapdragon 653 tetë bërthamësh (katër 1.95GHz ARM Cortex A72 + katër 1.44GHz A53) dhe vjen me një procesor grafik Adreno 510.

gionee-m2017

Ka tipar 6GB RAM LPDDR3 dhe 128/256GB memorie të mbrendshme dhe asnjë vend për memorie të jashtme. Funksionon me Android 6.0 Marshmallow të bazuar në ndërfaqen Amigo 3.5 dhe mbështet dy karta SIM nano. Pajisja vjen me një trup metali dhe një panel lëkure prapa.

Ka një kamerë të dyfishtë me 12-megapiksel dhe një sensor kamera 13-megapiksel dhe një blic LED. Gjithashtu vjen me një kamera ballore 8-megapiksel.

Është i mbështetur nga një bateri deri në 7000mAh polimer litium-ion me dy bateri 3500mAh dhe me Ngarkim të Shpejtë 3.0 të gatshëm. Dy bateritë brenda pajisjes bëjnë atë 10.78mm të trashë.

Ka opsione lidhjeje si 4G+, 4G LTE me VoLTE, Bluetooth 4.0, portë USB 2.0 Tipi-C, WiFi, OTG dhe GPS dhe gjithashtu vjen me mbështetje për radio FM. Nuk ka vend 3.5mm për kufje. Ka përmasat 155.2 x 77.6 x 10.78mm dhe peshon 238 gram.

Tags >

Gionee
Lajmet e fundit>