Lajmet

Mbështetja e Mozilla për Firefox në Windows XP dhe Vista përfundon në 2017-tën

Dec 27 2016
0 Shpërndarje
Mbështetja e Mozilla për Firefox në Windows XP dhe Vista përfundon në 2017-tën

firefox-logo-100690302-largeMozilla do të ndalojë mbështetjen për shfletuesin Firefox në Windows XP dhe Vista në 2017-tën bëri të ditur kompania.

Afati përfundimtar nuk dihet por do të përcaktohet gjatë verës së vitit të ardhshëm citon postimi në blog i kompanisë. “Ne do të vijojmë të ofrojë përditësime sigurie në Windows XP dhe Vista deri në Shtator të 2017-tës,” tha Mozilla.

“Në mesin e vitit do të publikohen statistikat e Windows XP dhe Vista dhe si rezultat do të përcaktohet data përfundimtare e mbështetjes.”

Microsoft lajmëroi fundin e mbështetjes për Windows XP në Prill të 2014-tës dhe do të bëjë të njëjtën gjë me Windows Vista në Prill të 2017-tës. Nuk dihet numri i përdoruesve të shfletuesit në këto sisteme operative, por sipas Net Applications, Windows XP fuqizonte 8.6% të kompjuterave personal ndërsa Vista vetëm 1.1%.

Mozilla është ndër shfletuesit e fundit të cilët braktisin windows XP. Microsoft e bëri në 2014-tën ndërsa Google në Prill të 2016-tës. (PCWorld Albanian)

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>